KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë aksionet te Air Albania
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë aksionet te Air Albania
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë aksionet te Air Albania

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 7:17 pm
140 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania.

“Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një njoftim, duke shtuar se çdo zhvillim material i lidhur me këtë vendim do të ndahej me investitorët.

Kompania ajrore Air Albania u themelua me ndihmën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2018, me investitorë Turkish Airlines, MDN Investments dhe Albcontrol. Turkish Airlines zotëron 49% të aksioneve, MDN Investments 41% dhe Albcontrol 10%. Albcontrol është kompani shtetërore shqiptare, ndërsa MDN Investments kontrollohet nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi dhe vajzat e tij.

Sipas raportit të konsoliduar financiar 9-mujor të Turkish Airlines për vitin 2025, Air Albania ka akumuluar rreth 50 milionë dollarë borxhe të pashlyera ndaj kompanisë mëmë. Raporti thekson se kompania turke kishte në vitin 2025 rreth 41 milionë dollarë të arkëtueshme tregtare afatshkurtra nga Air Albania dhe 12 milionë dollarë të arkëtueshme afatgjata.

Në krahasim, të ardhurat e Air Albania ishin rreth 2 milionë dollarë, ndërsa humbjet arritën në 3 milionë dollarë në 9 muajt e parë të vitit 2025.

Sipas pasqyrave të konsoliduara për periudhën deri më 30 shtator 2025, Air Albania paraqitet në një gjendje të brishtë financiare, e varur ngushtësisht nga mbështetja e Turkish Airlines. Kompania ajrore shqiptare vazhdon të jetë me kapital negativ dhe prej vitit 2019 humbjet e saj nuk pasqyrohen më në bilancin e Turkish Airlines, pasi e tejkalojnë pjesën që i takon grupit në sipërmarrjen e përbashkët.

Ndërkohë, detyrimet e Air Albania-s ndaj Turkish Airlines – përfshirë të arkëtueshmet afatshkurtra, të arkëtueshmet afatgjata dhe detyrime të tjera tregtare, mbeten të larta, duke e çuar ekspozimin total financiar në mbi 50 milionë dollarë.

Kompania Air Albania gjeneron shumë pak të ardhura për Turkish Airlines dhe nuk raporton fitim, duke sinjalizuar një model operimi që mbështetet te financimi dhe infrastruktura e partnerit turk, ndërkohë që vetë është vendosur në themele të dobëta financiare dhe me perspektivë të pasigurt për qëndrueshmëri afatgjatë.

Megjithë humbjet e mëdha financiare, për vite me radhë kompania Air Albania ka subvencionuar përdorimin e një avioni Airbus-319, konfigurim VIP nga kryeministri Edi Rama, në bazë të një marrëveshje kuadër. Përdorimi i këtij avioni nga kryeministri dhe shpenzimet për operimin e tij kanë qenë burim akuzash nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar. Kërkesa e PD-së është hedhur poshtë nga mazhoranca.

Përpara shitjes së aksioneve të Air Albania, nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar më 20 tetor në Ankara, kompania turke ka vendosur t’ia falë Forcave të Armatosura Shqiptare avionin Airbus 319 që më parë është përdorur nga kryeministri shqiptar.

Ky avion, edhe pse me një moshë 26-vjeçare, ka sipas marrëveshjes një vlerë prej 11.9 milionë euro dhe do t’i transferohet Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës

Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit

40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”

Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania
Artikulli tjetër “Numrat dy” para drejtësisë: Lëkundje apo konsolidim i pushtetit të Ramës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 23 Prill, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, finalistja e parë
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Kushtetuesja: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.