KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 7:14 pm
236 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Arena Channels, një grup mediatik në pronësi të Telekom Srbija, ka vendosur të hyjë në tregun shqiptar. Një javë më parë, shoqëria serbe ka krijuar kompaninë Arena News Channels Two Albania, e cila është regjistruar këtë të enjte në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas ekstraktit, shoqëria do të ketë si objekt aktiviteti; Prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale.

Ekstrakti i Arena Channels Two Albania

Po kështu pjesë e aktivitetit të saj do të jetë edhe botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online.

Dokumentat tregojnë se adresa e regjistruar e shoqërisë është në rrugën Dervish Shaba, Blloku B-1. Në të njëjtën adresë gjendet dhe televizioni Adria Med si dhe disa kompani të tjera në pronësi të biznesmenit Enver Mehmeti, por ky i fundit deklaron se shoqëria serbe nuk ka lidhje me televizionin e tij.

Arena News Channel Two Doo u themelua më 13 mars 2009 nga Goran Đaković. Në atë kohë, ajo quhej “Telecommunications Company HD-WIN doo”. Më 22 maj 2019, kompania u ble nga “Telekom Srbija” AD, çka e bën atë një kompani që indirekt zotërohet nga qeveria e Serbisë.

Aktualisht Arena Channel Group është mbajtësja e të drejtave për transmetimin e kanaleve sportive në territorin e Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. Po kështu ky grup mediatik mban edhe liçencën e kanalit të njohur Euronews për Serbinë.

Ardhja e Arena Channel në Shqipëri përkon me disa ndryshime të rëndësishme në tregun mediatik shqiptar. Dy javë më parë, Kapitali raportoi se familja Dulaku shiti platformën Tring tek një kompani e lidhur me grupin Devolli të Kosovës.

Po kështu, gjatë muajve të fundit ka patur zëra edhe për një shitje të mundshme të platformës tjetër, Digitalb, por deri më tani kjo nuk është materializuar.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Loja e pistë e tre kompanive me tenderat e pastrimit të qyteteve, që po grabit miliarda lekë
Artikulli tjetër Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë aksionet te Air Albania

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.