KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës
AnalizeFokusKryesoreSociale

Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:22 pm
152 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:

  • Itali – 8,254 leje (44.1%)
  • Greqi – 4,877 leje (26.1%)
  • Gjermani – 4,165 leje (22.3%)
  • Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)

Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.

Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.

Në Europë

Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.

Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.

Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.

Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.

Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria e Zelandës së Re vendosi që të eleminojë të gjitha macet e egra
Artikulli tjetër SPAK nis hetimin për pasurinë e Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.