KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:31 pm
166 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është vend, ku çudirat janë normalitet dhe nuk çudisin më thuajse askënd. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që ato ndodhin çdo ditë.

Pak ditë më parë, në tregun e kumarit ka ndodhur një transaksion i pazakontë. Arena Casino, kazinoja e gjendur në kullën e stadiumit kombëtar Air Albania ndërroi pronar. Çmimi i shitjes së kompanisë ishte zero lek.

Kapitali publikon dokumentat e një transaksioni, që në çdo vend do të kishte ngritur antenat e autoriteteve fiskale për evazion të mundshëm dhe atyre të inteligjencës financiare për rrezikun e pastrimit të parave. Por në Shqipëri, e gjitha ndodh nën hundën e këtyre autoriteteve.

Sipas dokumentave, Albstar e ka shitur kazinonë thjesht duke tërhequr kapitalin e tij në natyrë, ndërkohë që blerësi e ka zëvendësuar kapitalin e shitësit me po me kapital në natyrë.

Hyrje-dalje kapitali, por zero transaksion

Ligji shqiptar për lojrat e fatit i detyron kompanitë që marrin liçencë kazinoje të kenë një kapital minimalisht 1.2 miliardë lekë ose rreth 12.4 milionë euro. Por kjo kërkesë e detyrueshme e ligjit është anashkaluar thuajse nga të gjitha kazinotë e Shqipërisë, përmes marifeteve.

Në qershor të vitit 2021, kompania Albastar themeloi shoqërinë Space+, e cila është mbajtësja e liçencës së kazinosë që gjendet tek stadiumi. Por nuk kishte para për kapital. Megjithatë ky problem u zgjidh kollaj.

Një muaj para se të merrte liçenën, shoqëria Albstar iu drejtua gjykatës për caktimin e një eksperti vlerësues të pasurive të paluajtshme, për të vlerësuar një tokë që ajo kishte në Zharrës të Fierit. Gjykata caktoi si eksperte, Elvira Lamen.

Prona në Zharrës konsistonte në një sipërfaqe toke bujqësore prej rreth 12.5 hektarësh, një pjesë e madhe e së cilës e degraduar pasi përdorej nga Albstar si gurore.

E megjithatë zonja Lame përpiloi një raport vlerësimi duke e vlerësuar pronën me 85 euro për metër katrorë, që çuditërisht e çonin vlerën totale të saj në 1.28 miliardë lekë ose rreth 13 milionë euro. Saktësisht aq sa duheshin për të marrë liçencën, ndonëse vet Albstar e kishte blerë vetëm për 420 mijë euro.

Kjo ishte prona që Albstar vendosi si kapital për të plotësuar kërkesën e ligjit, që detyronte shoqëritë e kazinove të kishin kapital 1.2 miliardë lekë.

Albstar e mbajti për më shumë se 4 vjet kazinonë. Në vitin 2023, Space+ fitoi 760 mijë euro pas taksave, ndërsa vitin e kaluar fitimi neto i kazinosë kërceu në 1.75 milionë euro. Por një javë më parë, Albstar vendosi ta shesë me zero lekë këtë aktivitet fitimprurës.

“Shoqëria do të zmadhojë kapitalin e saj nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja, që do të nënshkruhen nga aksionari i ri, shoqëria GLG Investment Sh.p.k., dhe njëkohësisht do të zvogëlojë kapitalin e saj duke anuluar aksionet e aksionarit ekzistues Alb-Star Sh.p.k., dhe duke i kthyer atij e kontributin e paguar në kapitalin e Shoqërisë. Gjatë këtij procesi kapitali i shoqërisë Space+ Sh.a. nuk do të bjerë në asnjë moment nën vlerën minimale prej 1.200.000.000 lekë sipas sipas kërkesave të Ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë,” thuhet në kontratën e shitjes.

Pra blerësi nuk ka paguar asnjë qindarkë për të blerë kazinonë. Po ashtu shitësi nuk ka marrë asnjë qindarkë për ta shitur atë. Ajo që ka ndodhur është që Albstar thjesht ka tërhequr tokën e Zharrëzës nga kapitali i shoqërisë Space+ dhe është larguar duke ja lënë atë blerësit GLG Investment, i cili po dhe ky ka një marifet të ngjashëm me kapitalin.

Shmangie taksash?

Formalisht, ky është një transaksion që nuk ndalohet shprehimisht nga legjislacioni fiskal. Por kur një kazino në mes të Tiranës shitet përmes një transaksioni me kaq marifete, kjo normalisht do të duhet të kishte ngritur antenat e Tatimeve dhe Agjencisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Por transaksioni është miratuar nga strukturat e shtetit, përfshirë Autoritetin e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Arsyet lidhen me njerëzit që qëndrojnë pas blerjes së kazinosë.

Ndonëse formalisht pronari i kompanisë blerëse GLG Investment është një shoqëri e regjistruar në Wyoming të SHBA-ve me pronar sekret, gjurmët e aksionerëve të saj gjenden në emrin e vet kompanisë GLG. Një akronim, dy shkronjat e para të të cilit përkojnë më inicialet e Gerti Lumanit, njeriu që e ka themeluar GLG-në.

Por fijet e saj vijojnë në Troy të Michiganit, aty ku zoti Lumani hyri në rrethin e duhur shoqëror. Dhe ndërsa Tatimet në Shqipëri ndjekin me zell qytetarët që shesin qumësht dhe gjizë rrugëve, një kazino në mes të Tiranës shitet me zero lekë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK nis hetimin për pasurinë e Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit
Artikulli tjetër Patos–Marinza, “zonë rreziku”, pa monitorim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.