KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët më pro NATO-s në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët më pro NATO-s në rajon
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Shqiptarët më pro NATO-s në rajon

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:43 pm
145 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sondazhi i realizuar nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e rendit Shqipërinë dukshëm si vendi më pro-NATO në gjithë rajonin.

Sipas të dhënave, 65% e qytetarëve shqiptarë e shohin NATO-n si garancinë kryesore për adresimin e sfidave të sigurisë, shumë më lart se çdo vend tjetër i rajonit. Pas saj renditet Kosova me 55%, ndërsa të tjerët shfaqin përqindje dukshëm më të ulëta, si Maqedonia e Veriut me 22% dhe Mali i Zi me 17%, ndërsa Serbia mbetet pothuajse e shkëputur nga ky orientim me vetëm 5%.

Ndërkohë, Shqipëria shfaq një orientim relativisht të ulët drejt Bashkimit Europian si mekanizëm sigurie, me vetëm 6% të qytetarëve që e konsiderojnë BE-në opsionin kryesor. Ky nivel është më i ulët krahasuar me fqinjët, ku Kosova arrin 15%, Mali i Zi 14% dhe Maqedonia e Veriut 18%, ndërsa mesatarja rajonale qëndron rreth 11%. Në të njëjtën linjë, shqiptarët pothuajse nuk e shohin të nevojshme një aleancë ushtarake me vende jashtë BE-së dhe NATO-s, duke shënuar vetëm 5%, shumë më poshtë se Serbia me 25% apo Bosnja dhe Hercegovina me 24%.

Ajo që e dallon Shqipërinë është hapja më e madhe drejt bashkëpunimit rajonal. Rreth 20% e qytetarëve e shohin këtë si një mekanizëm të vlefshëm sigurie, më shumë se shumë prej fqinjëve, përfshirë Kosovën me 16%, Bosnjën me 8% dhe Malin e Zi me vetëm 7%. Gjithsesi, Serbia renditet më lart me 25%, duke reflektuar një qasje më të fortë drejt aleancave brenda rajonit.

Neutraliteti është pothuajse i papranueshëm në Shqipëri, pasi vetëm 3% e qytetarëve e konsiderojnë atë si mekanizëm të përshtatshëm sigurie, një nivel shumë më i ulët se mesatarja rajonale prej 10% dhe larg Serbisë me 17% apo Malit të Zi me 15%.

Në tërësi, të dhënat tregojnë një profil të qartë të orientimit shqiptar: një besim i fortë dhe i qëndrueshëm ndaj NATO-s, në perceptimet e sigurisë dhe një prirje pozitive ndaj bashkëpunimit brenda rajonit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë
Artikulli tjetër Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.