KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:38 pm
179 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara si fletë kartoni dhe një segment i tërë, i shkatërruar brenda pak sekondash.

Nga fotot e transmetuara sot në media duket sikur rruga është bombarduar. Shkëmbinjtë kanë çarë murin mbajtës në disa pika, ndërsa asfalti është dëmtuar. Për pasojë një mur guri me peshë mbi dhjetëra tonë ka rënë mu në mes të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të pamundur. Është e dukshme se shembja ka ndodhur në një pikë ku është bërë gërmim i thellë në trup të malit, pa konsolidimin e duhur të shtresave.

Për shembjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka larë duart me një njoftimku fajëson “Reshjet e dendura të shiut… që kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35.” Me fjalë të tjera, rënia e masivit shkëmbor është konsideruar thjesht pasojë e motit, edhe pse aksi ka kushtuar qindra milionë euro dhe është projektuar për terren malor.

ARRSH kërkoi nga qytetarët “të ulin shpejtësinë” dhe njoftoi se “po krijohet një bypass i përkohshëm”. Megjithatë disa pyetja për këtë rast janë të pashmangshme: Si mund të shembet një rrugë me koston e një autostrade alpine vetëm dy muaj pas inaugurimit?

Kilometrat e florinjtë të Qukës-Qafë Plloçë

Projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë lindi si premtim elektoral në 2009, me një kosto fillestare të parashikuar deri në 90 milionë euro. Më pas, realiteti u bë shumë më i shtrenjtë. Rruga është shtrirë në 43.4 kilometra terren malor, ndaj qeveritë radhazi u përballën me vështirësi, me ngecje, me shpallje fondesh të reja dhe marrëveshje të ndryshme financiare me bankat islamike dhe fondet saudite.

Kjo odise u zgjat 16 vjet. Nga 38 dhe 63 milionë dollarë të lotit të parë dhe të dytë, kostoja gati u dyfishua: 74 milionë për lotin e parë dhe 95 milionë për të dytin. Loti i tretë, i paplanifikuar në projektin fillestar, solli nevojën për kredi tjetër.

Totali shkoi mbi 235 milionë dollarë nga financimet e huaja. Deputetë të opozitës kanë thënë se në total shifra i afrohet 260 milionë eurove. Në këtë pikë, paratë e taksave kalojnë në një nivel shpërdorimi të frikshëm.

260 milionë euro për 43.4 km rrugë do të thotë rreth 6 milionë euro për kilometër.

Ministrja Belinda Balluku, në ditën e inaugurimit në shtator, deklaroi se projekti i vjetër ishte “i nisur gabim”, madje “indiferent ndaj gjeologjisë së zonës”.

Kryeministri Rama e plotësoi: “Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar, sepse u nis mbrapsht.” Fjalët dukej se shërbenin si justifikim për vonesën dhe koston.

Por shembja dy muaj më pas e kthen këtë në një aferë të dyshuar korrupsioni, pasi nuk është e vetmja vepër nën vargun e kritikave që lidhet me institucionet që drejtoi Balluku. Skandalet e shumta kulmojnë me tunelin e Llogarasë, ku prokuroria dokumentoi komunikime të ndërsjella dhe ndërhyrje të paligjshme në tenderime.

Reagimet politike

Nga PD reagoi deputeti Ivi Kaso. Ai e cilësoi ngjarjen si një tjetër aferë që kërkon hetim të menjëhershëm dhe shkroi se: “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës–Qafë Plloçë… kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard.” Dhe më tej: “Kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme.”

Edhe Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, udhëtoi vetë drejt zonës dhe theksoi se problemi nuk është moti, por mënyra sesi jepen tenderat. Në videon e tij ai deklaroi:

“Kur tenderat bëhen me telefon dhe kur përfituesi bëhet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet.” Sipas Lapajt, kjo është shembja e dytë në të njëjtin aks brenda pak javësh, çka për të tregon një problem akoma më të thellë: korrupsion dhe punime jashtë standardeve.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandal në Vlorë/ Shtëpia e Foshnjës pa drejtor e pa fëmijë, por me 11 mln lekë shpenzime mujore
Artikulli tjetër Shqiptarët më pro NATO-s në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.