KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shërbim ushtarak vullnetar për të rinjtë, në Francë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shërbim ushtarak vullnetar për të rinjtë, në Francë
AktualeAnalizeBotaSociale

Shërbim ushtarak vullnetar për të rinjtë, në Francë

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2025 6:15 pm
197 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pasi ka hequr shërbimin ushtarak të detyrueshëm më shumë se 25 vite më parë, Franca ka njoftuar një plan të ri për të rikthyer një formë të kufizuar të shërbimit ushtarak, duke iu përgjigjur rritjes së shqetësimeve për një përballje të mundshme me Rusinë.

Plani parashikon që të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga mosha 18 dhe 19 vjeç, të ofrohen vullnetarisht për një periudhë trajnimi ushtarak 10-mujor, i cili do të jetë i paguar.

Presidenti Emmanuel Macron, gjatë njoftimit të këtij plani në një bazë ushtarake pranë Grenoble, tha se ky ishte një hap i nevojshëm për të përgatitur Francën për sfidat e mundshme të sigurisë.

“E vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun është të përgatitemi për të,” theksoi Macron.

Ai shtoi se Franca duhet të mobilizohet dhe të rrisë gatishmërinë e kombit për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur respektin dhe sovranitetin e saj.

Shërbimi i ri do të fillojë gradualisht në verën e vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë së pari rreth 3,000 të rinj, me një pagë prej të paktën 800 euro në muaj. Numri i pjesëmarrësve pritet të arrijë deri në 50,000 deri në vitin 2035. Ky program do të përfshijë një strukturë me tri nivele profesionistë, rezervistë dhe vullnetarë.

Ky hap i ri e vendos Francën në linjë me disa vende të tjera europiane që po forcojnë forcat e tyre të armatosura për shkak të kërcënimeve të mundshme nga Rusia. Vendosja e shërbimit ushtarak vullnetar është gjithashtu një hap i ngjashëm me atë të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë, ndërsa shtetet baltike si Lituania dhe Letonia kanë skema të detyrueshme për shërbimin ushtarak.

Kreu i forcave të armatosura franceze, i cili mbështet këtë iniciativë, ka theksuar se do të krijohet një rezervë e trajnuar e personelit, që mund të mbështesë ushtarët profesionistë dhe t’i zëvendësojë ata në detyra jo-frontale. Gjithashtu, shumë nga vullnetarët pritet të vazhdojnë karrierën e tyre ushtarake në të ardhmen.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bilanc tragjik viktimash nga zjarri në Hong Kong, 75 persona kanë humbur jetën, 300 të zhdukur
Artikulli tjetër Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.