Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar gjetjet e një auditimi të thelluar mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku janë zbuluar probleme serioze në menaxhimin e pagesave për përfituesit.
Për vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 31 dhjetor është arritur të rikuperohet pjesa më e madhe e dëmit, rreth 29 milionë lekë, falë arkëtimeve të kryera përmes postës, bankave dhe urdhër-xhirimeve.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 11.030 raste, 232 raste, janë pa efekte financiare; 10,798 raste, janë me efekte financiare. Nga këto 10,151 raste, janë arkëtuar deri më datë 31.12.2024, në shumën 100,158,608 lekë.
“Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara, por ende mbeten fonde të pa arkëtuara në vlerën 36,304,350 lekë të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar, për t’u shlyer plotësisht”, thekson raporti.
Marrë nga TCH