KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Universitetet publike: Miliona për roje, zero për shkencë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Universitetet publike: Miliona për roje, zero për shkencë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Universitetet publike: Miliona për roje, zero për shkencë

Përditësimi i fundit: 30 Nëntor, 2025 6:10 pm
162 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Universitetet publike në Shqipëri po funksionojnë gjithnjë e më pak si qendra dijesh dhe gjithnjë e më shumë si struktura të mbyllura financiare, ku shpenzimet kryesore shkojnë për paga, roje dhe kontrata të fshehta. Të dhënat e publikuara nga Qëndresa Qytetare dhe raportimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit japin një panoramë të zymtë: Transparenca mungon, kërkimi shkencor është në minimum historik dhe universitetet janë kthyer në institucione të drejtuara politikisht, jo akademikisht.

Përmbajtja
Kontrata të fshehta dhe refuzim transparenceShifra që tregojnë degradimin (2021–2022)

Kontrata të fshehta dhe refuzim transparence

Dy prej institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Mjekësisë kanë refuzuar të dorëzojnë kopjet e kontratave të blerjeve, duke i klasifikuar si “sekrete tregtare”, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Qëndresa Qytetare. Kjo praktikë i heq publikut dhe studentëve të drejtën për të kontrolluar mënyrën si shpenzohen paratë e tyre.

Vetëm në vitin 2025, SPAK lëshoi 28 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor për abuzime në 9 tendera me vlerë 900 mijë euro. KLSH propozoi 35 masa ndaj universiteteve dhe Akademisë së Shkencave. Sipas Qëndresës Qytetare, shkeljet nuk janë më raste të veçuara, ato janë bërë pjesë e kulturës së administrimit universitar.

8 universitetet publike shpenzuan 103 milionë euro në një vit. Por, 64% e buxhetit shkon vetëm për paga dhe vetëm 4.2% për kërkim shkencor. Në Korçë dhe Shkodër, shpenzimet për personelin arrijnë deri në 77%, duke i kthyer universitetet në institucione ku punon administrata, por nuk zhvillohet shkencë.

3 milionë euro për roje: Universitetet si institucione sigurie

Një nga anomalitë më të mëdha financiare janë kontratat për sigurimin fizik:

Universiteti i Tiranës – 1.65 milion euro

Universiteti i Elbasanit – 1 milion euro

Universiteti Politeknik – 842 mijë euro

UAMD – 4 herë më pak se UT

Këto shuma paguhen ndërkohë që universitetet nuk raportojnë incidente serioze. Ndërkohë mungojnë laboratorët, kompjuterët, pajisjet bazike të mësimdhënies.

Hendeku mes faturave dhe realitetit: Printera pa bojë, kompjutera “fantazmë”. Rastet e raportuara tregojnë një shkëputje të plotë midis dokumenteve financiare dhe realitetit të studentëve: UPT ka shpenzuar 70 mijë euro për bojë printeri, por studentët e Arkitekturës paguajnë 100-200 euro në muaj për printime jashtë fakultetit. Shumë fakultete blejnë kompjutera, laptopë dhe pajisje teknologjike të cilat studentët “nuk i shohin kurrë”.

Shifra që tregojnë degradimin (2021–2022)

Universiteti i Tiranës

  1. 637 454 euro për siguri
  2. 0 lekë për kërkim shkencor
  3. 1.1 milionë euro për pajisje zyre dhe orendi

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

  1. 431 944 euro për siguri godine
  2. 115 985 euro për dieta/udhtëtime
  3. 29 000 euro për karburant
  4. 23 479 euro për internet/telefon
  5. Vetëm 1 200 euro për kërkim shkencor

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

  1. Gati 4 milionë euro shpenzime vjetore
  2. 2.6 milionë euro për paga
  3. 252 mijë euro për siguri
  4. Vetëm 4 628 euro për kërkim

Universiteti “Fan Noli” në  Korçë

  1. 0 lekë për kërkim shkencor
  2. 77 mijë euro për dieta/udhtëtime
  3. 147 mijë euro për pajisje zyre

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës

  1. 195 mijë euro për siguri
  2. 3.7 mijë euro për kërkim
  3. 4.7 milionë euro për paga

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti e përshkruan situatën si një kolaps total. Mehmeti tha: “Drejtimi i arsimt nga lart-poshtë është futur nën kthetrat e politikës, paaftësisë, mediokritetit dhe jo meritokracisë. Duhet ta zhveshim shkollën nga drejtimi politik. Të hartojmë një plan veprimi për 30 vitet e ardhshme se ku do të shkojë arsim , si dhe të rrisim cilësinë e të rinjëve që shkojnë në programet e mësuesisë. Ministria e Arsimit dhe insitucionet arsimore në tërësi nuk duhet të shihen si strehë pune për militantët, por një vend ku duhet të jenë ata që e meritojnë”

Të dhënat e nxjerra nga Qëndresa Qytetare dhe institucionet e kontrollit tregojnë një krizë strukturore: Kontrata sekrete, shpenzime të fryra për roje dhe paga, mungesë totale transparence, infrastrukturë e amortizuar dhe kërkim shkencor pothuajse i zhdukur. Pa një reformë të thellë, pa llogaridhënie dhe pa investim real në cilësi, universitetet publike do të vazhdojnë të prodhojnë diploma pa vlerë, ndërsa sistemi arsimor zbraset nga profesionistët e së ardhmes.

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës së dytë”
Artikulli tjetër Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas akuzave për korrupsion në qeverinë e Sanchez

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.