KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BB e konsideron anomali kushtin e 15 viteve punë për pension
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BB e konsideron anomali kushtin e 15 viteve punë për pension
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

BB e konsideron anomali kushtin e 15 viteve punë për pension

Përditësimi i fundit: 30 Nëntor, 2025 6:39 pm
213 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Banka Botërore e konsideroi anomali kushtin 15 vite pune me sigurime për të përfituar pension minimal, teksa rekomandoi disa reforma afatshkurta dhe afatmesme që mund të rrisin përfitimet për pensionistet dhe gjithashtu të mbajnë shpenzimet buxhetore nën kontroll. Në dokumentin e rishikimit të Financave publike në vendin tonë Banka Botërore vlerësoi se kriteri 15 vite pune me sigurime, detyron që shumë persona me pak vite të mos kenë asnjë mbështetje financiare deri në moshën 70 vjeçare.

Sipas bankës ky kufi dekurajon pjesëmarrjen, veçanërisht për punëtorët informalë dhe emigrantët. Në të njëjtën kohë, mjaftueshmëria e pensioneve është ndër më të ulëtat në rajon, me një normë mesatare zëvendësimi prej 32 për qind të pagës kontributeve. Nga ana tjetër rritja e pagave krijon shqetësime duke zgjeruar më tej hendekun me pensionet. Pa reforma, normat e zëvendësimit do të mbeten të ulëta dhe raporti kontribuues-përfitues (1.18 kontribuues për çdo pensionist në vitin 2022) do të pësojë rënie të mëtejshme, duke rritur presionin mbi qëndrueshmërinë fiskale, argumentoi Banka. Shtylla e kryesore e pensioneve mund të forcohet përmes reformave afatshkurtra dhe afatmesme, duke filluar nga përmirësimet e pajtueshmërisë deri tek ndryshimet strukturore dhe reformat e integruara.

Skema suplementarë, të ulen shpenzimet

Banka Botërore sugjeroi ndryshime në skemën suplementare për ta bërë atë më të balancuar në aspektin fiskal dhe social. Ndikimet e pritshme janë kursime fiskale nga reduktimi i pensioneve suplementare dhe do të varët nga koha masa dhe grupet e përfituesve që preken. Qeveria ka miratuar skema suplementare pensionesh për punonjësit e minierave, ushtarakë dhe së fundmi një spektër të gjerë politikanesh dhe deputetësh që marrin pagesa shumë të larta. Këto vendime kanë rritur deficitin e skemës, ndaj Banka Botërore kërkoi korrigjimin e tyre.

Masat afatshkurtra, luftë informalitetit

Banka Botërore sugjeron se në planin afatshkurtër të përfshihet promovimi i zgjatjes së jetës aktive në punë, ulja e informalitetit sidomos në zonat rurale dhe të vetë- punësuarit dhe rritja e edukimit për pensionet dhe zhvillimin e skemave të sigurimeve shoqërore për emigrantët. Në këtë drejtim, objektivat e vendosura në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planin e Veprimit 2024-2027 për të rritur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ndër të tjera përfshirë masat për reduktimin e punës së padeklaruar dhe nën-deklarimit të pagave reale, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen e të ardhurave nga kontributet.

Reforma afatmesme dhe afatgjata, eksplorim në shumë shtylla

Banka sugjeroi se reformat afatmesme deri afatgjata të fokusohen në heqjen e subvencioneve të kontributeve për zonat rurale, reformimin e pensioneve shtesë për punonjësit e administratës publike, përshtatjen e formulës së përfitimeve për të inkurajuar periudha më të gjata kontributesh dhe eksplorimin e një sistemi të integruar me shumë shtylla që i mbron të gjithë, duke nxitur njëkohësisht pjesëmarrjen në skemën e pensioneve. Rekomandimet bazohen në një skenar bazë pa emigracion, por rezultatet janë shumë të ndjeshme ndaj supozimeve në lidhje me emigrimin, kthimet në vend dhe perspektivat e tregut të punës për punëtorët që qëndrojnë në Shqipëri.

Një tjetër çështje që do të përfshijë kostot fiskale është stimuj për të kontribuar më shumë. Përmes masave të ndryshimeve të planifikuara, si rritja e normës së kontributit për çdo vit dhe integrimi i një Sistemi të ri të Pensioneve. Përfitimet e këtij sistemi mund të sjellin rritjen e kontribuimit nga punëtorët, por gjithashtu mund të krijohet një kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Sidoqoftë, një element i rëndësishëm i këtyre masave është se përmirësimi i mjaftueshme risë do të ndihmojë në plotësimin e një skeme më të qëndrueshme dhe të balancuar.

Një aspekt i rëndësishëm i reformës është gjithashtu një rritje e mundshme e pensioneve për ata individë që kanë punuar për më shumë se 15 vite dhe kanë paguar kontribute më të larta për pensionet. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës për këta individë dhe do të kontribuojë në krijimin e një sistemi më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për pensionet.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbeturinat nga Shqipëria dalin në bregun e Kroacisë, shkak një stuhi
Artikulli tjetër Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit/ Komuna e Tetovës shpall ditë zie, 1 dhjetorin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.