KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putin dhe i dërguari i Trumpit diskutojnë në Moskë për luftën në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Putin dhe i dërguari i Trumpit diskutojnë në Moskë për luftën në Ukrainë
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Putin dhe i dërguari i Trumpit diskutojnë në Moskë për luftën në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2025 11:54 am
355 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takojë të martën të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff në Moskë, pasi Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “shumë optimiste” për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që i jep fund luftës në Ukrainë.

Edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shërbyer si këshilltar i jashtëm në bisedimet diplomatike, pritet të marrë pjesë në takim.

Samiti do të zhvillohet dy ditë pas negociatave në Florida mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë, përfshirë Witkoffin dhe Kushnerin, me qëllim të ridefinimit të një plani amerikan, i cili nga disa ukrainas është përshkruar si shumë i favorshëm për Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka përshkruar bisedimet si “konstruktive”, por ka thënë se janë disa “tema të vështira në të cilat ende duhet punuar”.

Takimi i Witkoffit me Putinin do të zhvillohet në pjesën e dytë të ditës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Duke folur pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron të hënën në Paris, Zelensky ka thënë se prioritetet e Kievit në bisedimet për paqe janë ruajtja e sovranitetit të Ukrainës dhe garanci të forta të sigurisë.

Zelensky ka thënë se “aspekti territorial është elementi më i vështirë” i bisedimeve për paqe, pasi Kremlini vazhdon të kërkojë që Ukraina të heqë dorë nga territori në lindje të cilin ende e kontrollon, diçka që Kievi e ka mohuar vazhdimisht me çdo çmim.

Para nisjes për në Moskë, Witkoff ka zhvilluar bisedime edhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, me shefin e ri negociator të Zelenskyt, Rustem Umerov, ndërsa disa liderë tjerë evropianë janë kyçur online në takimin mes Zelenskyt dhe Macronit.

Duke folur të hënën para mediave, Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka thënë se draft-plani për paqe “është ridefinuar mirë” dhe që “administrata ndihet shumë optimiste”.

“Sa u përket hollësive, le të negociojnë negociatorët. Por, ndihemi mirë dhe shpresojmë se kjo luftë më në fund do të përfundojë”.

Javën e kaluar, Putini ka thënë se e ka parë draft-planin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që mund të jetë bazë për marrëveshjen e së ardhmes për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë, zyrtarë të Kremlinit kanë shprehur dyshime më vonë nëse do ta pranojnë propozimin, pasi Kievi dhe aleatët evropianë kanë kërkuar ndryshime në të.

Drafti i parë i planit për paqe që ka qarkulluar në nëntor, ka nxitur shqetësime në Kiev dhe rreth Evropës.

Duke folur të hënën, Macroni ka thënë se nuk ka asnjë plan të finalizuar për paqe dhe ka insistuar që çdo propozim duhet të përpilohet bashkë me Ukrainën dhe Evropën.

Macroni ka thënë se çështja e koncesioneve territoriale “mund të finalizohet vetëm nga presidenti Zelensky”, ndërsa për disa çështje tjera duhet të përfshihen edhe kombet evropiane.

Lideri francez i ka duartrokitur përpjekjet e administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka nisur më 2014 kur Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe ka vazhduar me luftën në shkallë të plotë në Ukrainë më 2022.

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se kjo javë mund të jetë vendimtare, ndonëse Moska dëshiron të negociojë vetëm “me ata që po ofrojnë diçka tjetër përveç asaj që tashmë kanë”.

Në muajt e fundit, Moska është përfshirë disa herë në tentimet e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës, mirëpo shumica e kërkesave të saj janë në kundërshtim me sovranitetin e Ukrainës dhe konsiderohen të papranueshme nga Kievi.

Përveç koncesioneve territoriale, çështja e garancive të sigurisë është një tjetër temë e madhe.

Kievi dhe partnerët evropianë dëshirojnë që Ukrainës t’i jepen garanci të forta të sigurisë – sikurse anëtarësimi në NATO – çka do ta mbronte nga ndonjë sulm tjetër eventual në të ardhmen.

Mirëpo Rusia e kundërshton ashpër këtë ide, ndërsa edhe Trumpi e ka hedhur poshtë mundësinë që Ukrainës t’i lejohet anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore.

 

Marrë nga Radio  Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut
Artikulli tjetër Veliaj debaton me prokurorin Dado në GJKKO

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.