Greqia prej tre ditësh është përfshirë nga protesta të mëdha të fermerëve. Edhe këtë të martë është paralajmëruar mbajtja e protestave në akset kryesore rrugore të vendit.
Një ditë më parë, gjatë tubimeve fermerët u përplasën me forcat e policisë. Sipas mediave greke, ata kanë bërë të ditur se protestat do të ashpërsohen, duke paralajmëruar bllokimin e porteve kryesore.
Këtë të martë, revoltës pritet t’i bashkohen edhe blegtorët, duke shtuar më tej presionin ndaj autoriteteve.
Ndërkohë, raportohet se në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros, ndërsa fermerët shprehen hapur se synojnë të vijojnë me bllokimin e porteve dhe pikave doganore.
Marrë nga Kathimerini.gr