KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kongresi amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, reforma në drejtësi ka dështuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kongresi amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, reforma në drejtësi ka dështuar
AktualeBotaFokusKomentKryesorePolitike

Kongresi amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, reforma në drejtësi ka dështuar

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2025 12:40 pm
373 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik.

Kështu deklaroi eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph, dje në një dëshmi të fortë në Kongresin amerikan.

Profesori i njohur ishte një nga pjesëmarrësit në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit.

Duke u ndalur tek Shqipëria, Joseph theksoi zgjedhjet ishin me shumë probleme.

Po ashtu ai ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi.

“Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit.

Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin publik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor.

Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve publikë, raste frikësimi dhe blerje votash, si dhe probleme me sekretin e votës.

Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.

Kujtojmë se Joseph është Lektor dhe Bashkëpunëtor i Lartë tek Qendra Merrill për Studime Strategjike dhe Instituti i Politikës së Jashtme në universitetin ‘Johns Hopkins’.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta e fermerëve në Greqi, rruga Kakavijë – Janinë e mbyllur pas orës 19.00
Artikulli tjetër Le Soir: Federica Mogherini, nga mishërimi i diplomacisë evropiane, te mashtrimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.