KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Specialja vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Specialja vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitikeRajoni

Specialja vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2025 1:08 pm
190 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi t’i vazhdohet paraburgimi, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit.

Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41(6)(b) – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale – vazhdojnë të ekzistojnë dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se asnjë kusht lirimi nuk i adreson në mënyrë të sigurt këto rreziqe, ndërsa Mbrojtja kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në rastin kryesor të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi, me arsyetimin se nuk ka dalë asnjë rrethanë apo informacion i ri që do të minonte gjetjet e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Vendimin e Shqyrtimit të Pestë. Më konkretisht, ZPS-ja thekson se vazhdimi i paraburgimit mbetet i domosdoshëm pasi të tre rreziqet sipas nenit 41(6)(b) vazhdojnë të jenë të pranishme. Po ashtu, sipas ZPS-së, asnjë kusht i mundshëm lirimi nuk do t’i zbusë në mënyrë të përshtatshme këto rreziqe, të cilat mund të menaxhohen vetëm në Qendrat e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Së fundmi, ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar, dënimin potencialisht të gjatë me të cilin ai përballet dhe progresin e procedurave aktuale”.

Gjykatësi ka theksuar se ky shqyrtim është bërë nga e para (“de novo”), por se nuk janë paraqitur ndryshime të mjaftueshme që do të justifikonin lirimin e ish-presidentit në këtë fazë.

Gjykata ka caktuar edhe afatet e reja procedurale, Thaçi, nëse dëshiron, mund të paraqesë parashtresa të reja deri më 13 janar 2026, ora 16:00. Nëse ai nuk paraqet parashtresa, ZPS-ja duhet të dorëzojë qëndrimin e saj deri më 20 janar 2026, ora 16:00.

Më pas, Thaçi mund të përgjigjet deri më 27 janar 2026, ora 16:00.

Në të njëjtin vendim, masa e paraburgimit është vazhduar edhe për Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të cilët akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Thaçi po përballet me dy procese të ndara në Hagë, një për krime lufte, që ka nisur që nga viti 2020, dhe një tjetër për pengim të drejtësisë.

 

Marrë nga Lajmi.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FIFA tërhiqet nga çmimet e kritikuara të biletave për Kupën e Botës
Artikulli tjetër Skandal në institucionet europiane: Edhe Sannino nën hetim për mashtrim dhe favorizime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.