Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektorës së Kolegjit të Europës. Këtë e ka komunikuar vetë Mogherini në një e-mail të dërguar stafit dhe studentëve të shkollës prestigjioze.
Mogherini shkruan në emailin e saj: “Në përputhje me rregullin dhe korrektësinë maksimale me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Rektorit të Kolegjit të Europës dhe Drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”
Kujtojmë se Mogherini u ndalua të martën në kuadër të hetimit mbi tenderin për një projekt për realizimin e një kursi pasuniversitar për të rinjtë diplomatë, i financuar nga BE-ja në Kolegjin Europian të Bruges, ku ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme ishte rektore. Sipas asaj që gazeta belge “L’Echo” raporton, mësohet se Moghnerini ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar me programet e trajnimit për diplomatët e rinj.
Bashkë me të ranë në pranga edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS, institucionit europian që shpalli tenderin prej 990 mijë eurosh për realizimin e kursit në vitet 2021–2022 në Kolegjin e Evropës, si edhe Cesare Zegretti, menaxher i po atij kolegji prestigjioz të Bruges.
Më pas ajo edhe dy të tjerët u liruan në orët e para të mëngkesit të ditës së djeshme. Gjykatësit vendosën nxjerrjen e tyre nga qelia dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë.
Marrë nga Politico.eu