Ekspertët paralajmërojnë se mjetet aktuale dhe ato në zhvillim të inteligjencës artificiale mund të përdoren për krijimin e armëve biologjike të afta të shkaktojnë një pandemi globale.
Përfundimi në të cilin dolën ishte frikësue: Ky skenar, sipas grupit prej 14 ekspertësh që shqyrtuan masat mbrojtëse të AI në fushën e shkencave të jetës, është tërësisht i mundur në vitet e ardhshme. Raporti i tyre, i përcjellë nga Euroneës, thekson se pandemia fiktive e simuluar, me 850 milionë raste dhe 60 milionë jetë të humbura, ishte “thellësisht alarmuese” dhe kërkon “veprime të menjëhershme” për të parandaluar mundësi të tilla.
Aktualisht, do të ishte teknikisht e mundur të përdoren mjetet ekzistuese biologjike dhe ato të mbështetura në AI për të inxhinieruar patogjenë të rinj me rrezik pandemik. Akoma më shqetësues është fakti se sistemet aktuale të sigurisë janë të papërgatitura për një sfidë të tillë.
Marrë nga Daily Mail