KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si përfundoi projekti i Mogherinit, në duart e kompanisë “Fusha”?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si përfundoi projekti i Mogherinit, në duart e kompanisë “Fusha”?
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Si përfundoi projekti i Mogherinit, në duart e kompanisë “Fusha”?

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2025 3:37 pm
253 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjithë Evropën. Zonja Mogherini, që ishte rektore e Kolegjit të Evropës në Bruges, u shoqërua në polici së bashku me një anëtar të stafit të kolegjit dhe një tjetër zyrtar të Komisionit Evropian, lidhur me një hetim për manipulimin e një tenderi. Autoritetet hetimore evropiane dyshojnë se gjatë periudhës 2021–2022, Kolegji i Evropës ka përfituar përmes favorizimit një kontratë me vlerë 3.2 milionë euro nga Shërbimi Diplomatik i BE-së për një trajnim 9-mujor të diplomatëve të rinj.

Kolegji i Evropës është një institut prestigjioz për studime evropiane me seli kryesore në Bruges të Belgjikës. Të diplomuarit nga vende të ndryshme të Evropës mund të ndjekin aty studime pasuniversitare dhe të përgatiten në fushën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian. Ndërkohë, një degë e këtij kolegji është hapur edhe në Tiranë, më shumë se një vit më parë. Kolegji i Evropës në Tiranë është vërtet një degë e atij të Bruges-it, ashtu siç është edhe ai i Natolinit në Varshavë, por mësimi në këtë universitet është me pagesë, madje jo të vogël, por 27 mijë euro në vit. Ndërkohë, qeveria shqiptare mbështet studentët me pesë bursa dhe për vitin akademik 2025–2026 janë përzgjedhur për të studiuar 41 studentë, nga të cilët vetëm 10 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, në Tiranë, në Kolegjin e Evropës, do të kenë akses ata që përzgjidhen nga kjo strukturë, ata që kanë mundësi të paguajnë dhe ata që mbështeten me bursë nga qeveria. Por përse është kjo e padrejtë për qytetarët shqiptarë dhe taksat e tyre?

Qeveria shqiptare, pas firmosjes më 6 tetor 2023 të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Kolegjit, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tiranës, i propozoi në muajin mars Kuvendit të Shqipërisë të ratifikojë Marrëveshjen për Themelimin e Kolegjit të Evropës për hapjen e një dege në Tiranë. Por përpara se kjo marrëveshje të miratohej nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që autorizonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për të realizuar projektin “Kolegji i Evropës”. Më pas, marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi në datën 18 prill 2024; një muaj më pas, e që të jetë në fuqi tërësisht duhet që të dekretohet nga Presidenti, por askush nuk ka pritur kohën e nevojshme për miratimin e saj dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka efekte financiare pa bazë ligjore.

Por shkeljet dhe favorizimet nuk përfundojnë këtu. Edhe pse një universitet privat, marrëveshja i jep terren trajtimi preferencial fiskal këtij kampusi, duke e përjashtuar nga çdo lloj detyrimi tatimor e doganor. Madje jo vetëm kolegjin, por edhe furnitorët e kolegjit.

Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje haptas favorizuese, Këshilli i Ministrave mori një tjetër vendim. Këtë herë për t’i kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas kolegjit tokën pranë Qytetit Studenti për të ndërtuar kampusin. Në total u vendosën në dispozicion 4 mijë metra katrorë truall nga pasuritë publike të Shqipërisë për Kolegjin e Evropës.

Madje edhe fondet për ndërtimin e godinës do të jepen nga taksat e shqiptarëve. Në total, ndërtimi dhe arredimi i infrastrukturës së këtij kampusi do t’i kushtojë taksapaguesve tanë 21 milionë euro. Këto para kanë kaluar menjëherë në buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili më datën 21 gusht 2024 ka hapur garën për të përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet. Fituese në këtë tender është përzgjedhur kompania “Fusha” me “Ed Konstruksion”, me një ofertë prej 15.2 milionë euro, 1.7 milionë euro më të ulët se fondi limit, por 840 mijë euro më e lartë se e një operatori tjetër që ka marrë pjesë në këtë garë. Godina do të përbëhet nga 3 ndërtesa: ajo publike me 5 kate, ajo universitare me 7 kate dhe godina e delegatëve me 5 kate. Në mes të tyre do të ngrihet një auditor në formën e kupolës dhe do të ketë një parkim nëntokësor me 415 vende. Të gjitha këto do të financohen nga taksat e shqiptarëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’ia bëjë si dhuratë mikes së tij Federica Mogherinit.

Ndërkohë, ditën e enjte, e gjendur në situatë jo të favorshme për shkak të hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorisë Evropiane, Federica Mogherini dha dorëheqjen për t’u hetuar në gjendje të lirë si qytetare e thjeshtë dhe jo të interferojë në drejtësi duke mbajtur postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Një standard që kryeministri ynë nuk e ka pranuar në rastin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

 

Marrë nga Emisioni “Piranjat” në SyriTV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, rekord në rajon për çmimin e rrugëve
Artikulli tjetër Përse heqin dorë gratë nga mandati në këshillin bashkiak?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.