KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2025 11:46 am
202 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

“Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetbesim“, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.

“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.

Ç’thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih .

Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për “Zëvendësimin e Madh”, sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.

Në dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen ” me shumicë jo-evropiane” dhe se Evropa po përballet me “perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit”. Më tej thuhet se “nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më”.

Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si “censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën”, thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përse heqin dorë gratë nga mandati në këshillin bashkiak?
Artikulli tjetër 18 trupa pa jetë në një varkë në brigjet e Kretës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.