KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtetet e BE-së bien dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shtetet e BE-së bien dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve
AnalizeBotaFokusPolitikeSociale

Shtetet e BE-së bien dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 9:47 am
188 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord t’i bëjnë më të lehta refuzimet e kërkesave për azil dhe të hartojnë një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta të origjinës”. Për më tepër, do të ketë “zhvendosje” brenda BE-së.

Vendet e BE kanë arritur një marrëveshje për shpërndarjen e kërkuesve të azilit dhe për kontributet në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti. Brenda Bashkimit Evropian, 21.000 azilkërkues do të vendosen në vende të tjera për të lehtësuar presionin mbi shtetet anëtare të BE, që janë në një situatë veçanërisht të vështirë. Për këtë ranë dakord ministrat e Brendshëm të BE në një takim në Bruksel.

Për më tepër, vendet e BE më pak të prekura do të kontribuojnë me 420 milionë euro si pjesë e një mekanizmi solidariteti. Aktualisht, nuk dihet se çfarë kontributesh specifike duhettë japin Gjermania ose vendet e tjera në kuadër të marrëveshjes.

Procedura të njësuara në të gjithë BE në lidhje me riatdhesimet

Gjëja më e rëndësishme për tani është që në të ardhmen do të zbatohen procedura të njësuara në të gjithë BE në lidhje me riatdhesimet. Kjo përfshin paraburgimin para dëbimit, ndalimet e ri-hyrjes dhe, mbi të gjitha, rregulla më të rrepta mbi mënyrën se si personat e detyruar të largohen, duhet të bashkëpunojnë me autoritetet në të gjithë BE në të ardhmen.

Në analizën e tij, Komisioni Evropian klasifikon Greqinë dhe Qipron, si dhe Spanjën dhe Italinë, si vende që do të kenë të drejtë për solidaritet nga shtetet e tjera të BE vitin e ardhshëm për shkak të presionit të lartë të migrimit.

Megjithatë, deri tani, pak ministra të brendshëm janë të gatshëm të pranojnë më shumë refugjatë në të ardhmen. Shumë shtete, përfshirë Gjermaninë, mund të kërkojnë përjashtim nga ky detyrim sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian. Dhe kjo është një gjë e mirë, sipas Ministrit të Brendshëm Alexander Dobrindt: “Është fiksuar se Gjermanisë tashmë i duhet të mbajë një barrë të rëndë kur bëhet fjalë për migracionin sekondar në Evropë dhe, për shembull, për pritjen e refugjatëve nga Ukraina. Të gjitha këto duhet të merren parasysh në një mekanizëm solidariteti të ardhshëm.”

Ndër shtetet e BE që, sipas rregullave të reja, me shumë gjasa do të duhet të pranojnë migrantë nga vende të tjera ose të bëjnë kontribute të tjera solidariteti janë vende si Suedia, Portugalia, Hungaria, Rumania dhe Luksemburgu.

Ngrihet një listë e përbashkët e vendeve të sigurta të origjinës

Veç kësaj, BE ka ngritur për herë të parë një listë të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës. Në listë përfshihen Egjipti, Maroku, Tunizia, India, Kosova, Bangladeshi dhe Kolumbia. Për t’i kthyer më lehtë azilkërkuesit, për azilkërkuesit nga këto shtete do të shpejtohen procedurat, për shembull, duke i kryer ato drejtpërdrejt në kufi ose në zonat e tranzitit. Në të ardhmen, sipas Komisionerit të BE për Punët e Brendshme, Magnus Brunner, do të jetë e mundur që njerëzit të riatdhesohen më shpejt në këto vende nga çdo vend i BE: “Kjo është një listë që e kemi zgjeruar përsëri dhe në të u përmbahemi kritereve të qarta se çfarë konsiderohet e sigurt dhe çfarë jo.” Pas saj qëndrojnë shumë diskutime, për shembull me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe shoqëritë civile përkatëse. “Në fund të fundit, kjo listë do të lehtësojë shumë procesin tonë të riatdhesimit në këto vende,” tha Komisioneri për Punët e Brendshme.

Vendet kandidate për anëtarësim në BE gjithashtu konsiderohen, në parim, si vende të sigurta, për sa kohë që nuk ka rreziqe lufte ose rreziqe serioze për të drejtat e njeriut.

Në të ardhmen, gjithashtu do të jetë më i lehtë riatdhesimi i njerëzve në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta që nuk janë vendet e tyre të origjinës.Sipas kësaj, në të ardhmen do të jetë më e lehtë të riatdhesohen azilkërkuesit e refuzuar në këto vende, edhe nëse nuk kanë atje lidhje, si familje ose miq. Në Parlamentin Evropian, i cili ende duhet të miratojë të gjitha vendimet, kjo masë është kontroverse.

Shtetet anëtare të BE tani duhet të bien dakord me Parlamentin Evropian për tekstin juridik përfundimtar.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hija e Kremlinit pas Baba Vangës. Si shpërndahen “profecitë” e rreme në mediat shqiptare
Artikulli tjetër Rritet tensioni me Bjellorusinë, Lituania aktivizon gjendjen e jashtëzakonshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.