KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në 4 vite, koncesionari i hemodializës fitoi 700 mijë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në 4 vite, koncesionari i hemodializës fitoi 700 mijë euro
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Në 4 vite, koncesionari i hemodializës fitoi 700 mijë euro

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 12:33 pm
239 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në shkurt të vitit 2016, një firmë e hapur në një ambient privat në qytetin e Beratit, do të fitonte koncesionin e hemodializës, një shërbim jetik për të sëmurët që nuk iu funksionin veshka.

Privati do të ngrinte disa qendra të dializës, ku duhet të instalonte aparatura që mundësojnë marrjen e gjakut nga pacientët, largimin e toksinave, kripërave, ujin etj, që normalisht duhet ta bënin veshkat, dhe më pas gjaku i pastruar kthehet në trup.

Pra, një biznes me gjakun e shqiptarëve, ku firma DiaVita, pas së cilës qendron manjati i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu, për periudhën 10 vjeçare të koncesionit do të përfitonte deri nga 80 deri 90 milionë euro.

Ashtu siç ka ndodhur rëndom me të gjitha koncesionit, edhe në këtë rast janë zbuluar parregullsi dhe pagesa që kanë shkuar në xhepin e privatëve. Pacientëve nuk iu është dhënë shërbimi jetësor, duke u rrezikuar edhe jetën, teksa nga ana tjetër, drejtuesit dhe vetë firma kanë marrë milionat e akorduara nga vetë shteti.

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje dhe abuzime të frikshme, ku koncesionari është paguar disa herë për të njëjtin shërbim. Firma në fjalë, sipas raportit, ka marrë pagesa edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize. Madje, është zbuluar se në këto qendra nuk ka pasur mjet nefrolog apo edhe dietolog. Koncesionari ka larguar nga qendrat e tij pacientët që kërkonin shërbim urgjent, duke i dërguar në QSUT. Janë gjetur një mori shkeljesh, pasi vetë firma nuk ka bërë investime në aparatura, megjithëse parashikohej në kontratë.

Por, ku kanë shkuar paratë që shteti paguan për pastrimin e gjakut të shqiptarëve?! Në vend që koncesionari të pastronte gjakun, ai ka pastruar në fakt paratë e taksapaguesve shqiptarë.

VoxNews shfletoi një mori dokumentesh, bilancesh, kontratash apo pagesash, ku rezulton se firma koncesionare ka rritur në mënyrë të dyshimtë shpenzimet dhe pagat e punonjësve gjatë vitit të fundit të marrëveshjes. Kjo me qëllim që të nxjerrë bilance minimale, pavarësisht se çdo vit, Fondi i Kujdesit Shëndetësor i xhiron miliona euro.

Në vitin e fundit, sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, DiaVita ka dërguar në QKB bilancin e vitit 2024. “Miratimin e shpërndarjes së fitimit të vitit 2024 në shumën 5.553.806 lekë, duke e kaluar në rezerva të tjera” thuhet në dokument. Ky bilanc është dërguar më pas në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Në dokumente të tjera, rezulton se firma mburret duke deklaruar se “rezultatet e arritura janë fryt i punës së të gjithë punonjësve të DiaVita shpk”. Në fakt nuk është fryt i ndonjë merite, por i atyre që i dhanë koncesionin tepër fitimprurës.

“Për vitin 2024 shoqëria ka realizuar një volum të ardhurash nga aktiviteti i shfrytëzimit në shumën prej 907,574,122 lekë. Të ardhurat nga Shërbimi i Hemodializës kanë qenë 898,671,051 lekë dhe të ardhura të tjera 8,903,071 lekë” shkruhet në dokument.

Pra, përveç pagesave nga Fondi, firma në fjalë as nuk egziston! KLSH-ja i gjeti një mori shkeljesh, apo mungesën e mjekëve, teksa në dokumente shkruan se “për vitin 2024, shoqëria ka patur mesatarisht rreth 123 të punësuar, shumica punonjës të kualifikuar kryesisht në fushën e mjekësisë mjek dhe infermierë, psikologë, ekonomistë etj”.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në dy vitet e fundit të kontratës së koncesionit, firma ka rritur ndjeshëm detyrimet ndaj furnitorëve. Në vitin 2022 detyrimet ishin 217 milionë lekë, ndërkohë që në vitin 2023 ky detyrim u rrit në plot 348 milionë lekë, ose rreth 1.3 milionë euro më shumë. E njëjta rritje është shënuar edhe në vititn 2024, në shumën prej 336 milionë lekë.

Dyshimet janë se, firma po tenton që të paguajnë kompani të tjera nënkontraktore, vendase apo të huaja, për të “pastruar” paratë që merr nga vetë shteti për koncesionin. Dhe, duke rritur pikërisht këto detyrime, bilanci i saj del me fitime minimale.

Firma koncesionare ka filluar skemën e pastrimit, jo të gjakut por të parave në vitet e fundit, ku krahas rritjes së shpenzimeve për furnitorët, ajo ka rritur edhe shpërblimet apo pagat e punëtorëve.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në vitin 2023, pagat dhe shpërblimet e punëtorëve kanë qenë në shifrën e 128 milionëve. Ndërkohë, në vitin 2024, shpenzimet e punëtorëve kanë shkuar në shifrën e 154 milionë lekëve të rinj. Pra, me një rritje të konsiderueshme, që shkon në plot 260 mijë euro.

Kush i mori këto para?! A mos janë pagesat që shteti i jep për moskryerjen apo mospërmbushjen e kontratës? Apo janë pagesat dy herë për të njëjtin shërbim? Natyrisht që ky koncesion, si edhe shumë të tjerë, meritojnë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm, madje edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme. Të dhënat janë evidente.

Natyrisht që koncesioni duhet të jetë transparent, pasi ka të bëjë me një shërbim jetik për pacientët, pastrimin e gjakut. Nëse e kanë bërë apo jo këtë shërbim, kjo mbetet për t’u parë. Duhet një verifikim i plotë i strukturave shtetërore, nëse kanë bërë apo jo kontrollet, si dhe një hetim për vetë firmën, e cila me manovrat e saj ka filluar skemën për të pastruar paratë e marra.

VoxNews shfletoi edhe dokumentin e bilancit të së njëjtës kompani për vitin 2023, ku rezulton se fitimi ka qenë 29.551.376 lekë, ose mbi 300 mijë euro. Një shumë tejet e lartë, në krahasim me vitin pasardhës, vit në të cilin filloi edhe skema e zhvatjes.

Në total, gjatë 4 viteve të fundit, koncesionari ka deklaruar rreth 700 mijë euro fitim. Të gjitha të ardhurat janë shpërndarë më pas te disa firma furnitore apo në dy vitet e fundit, në paga apo shpërblime të drejtuesve të kompanisë. Në këtë mënyrë nuk paguhen taksa shtesë. Skema është evidente, një skemë që po pastron paratë që firma merr nga taksapaguesit.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK kalon për gjykim çështjen e krahut të djathtë të Ballukut, Evis Berberit
Artikulli tjetër NATO pezullon kompaninë më të madhe të armëve në Izrael

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.