KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Avokati i Popullit, dritëhijet e një emri të “paracaktuar”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Avokati i Popullit, dritëhijet e një emri të “paracaktuar”
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Avokati i Popullit, dritëhijet e një emri të “paracaktuar”

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:41 pm
168 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Sebi Alla

Në fazën e parë të përzgjedhjeve të kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit, Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike dha idenë e një procesi “serioz”, por në hapin e fundit, kaluan për procesin final gjashtë emra për të cilin fillimisht opozita i kishte mbështetur me firma, por më pas i tërhoqën.

Në nisje të mbledhjes në Komisionin Parlamentar, anëtari i saj deputeti i PD-së Gent Strazimiri i kërkoi kreut të komisionit Ulsi Manja që të merrej në konsideratë fakti që opozita kishte tërhequr nga Parlamenti propozimin me emrat që mbështesnin.

“Grupi PD ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët. Kthehemi në pikën zero asnjë nuk plotëson kushtet”, tha Strazimiri.

Emrat

Pas disa diskutimesh, në fund me nëntë vota pro të mazhorancës dhe tre kundër nga opozita, kaluan për në seancë parlamentare për votim gjashtë emra; Ardiana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endri Shabani, Skënder Haluca dhe Tartar Bazaj.

Mes emrave të dërguar në Parlament për momentin më i kuotuar është Endri Shabani, i cili edhe sipas Berishës, gëzon mbështetjen e së majtës.

Kundërshtitë

Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk ka një kandidaturë të përvetçëm që mbështesin, pasi në këtë fazë gjithçka është në përzgjedhje të opozitës. “Nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla deklarata të cilit rezultoi e vërtetë.

PS nuk depozitoi asnjë kandidaturë zyrtare duke e lënë lëmshin brenda opozitës.

Opozita

Tashmë duket se PD pas angazhimit për mbështetjen e disa kandidaturave është tërhequr dhe pretendon se procesi nuk mund të vijojë në Parlament, duke treguar ligjin por çeduar në pjesën morale, ç’ka pranohet nga deputeti i PD-së Arjan Doja.  “Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (shënim: i referohet tërheqja nga firmat), por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma”, tha Ndoja.

Prapaskenat

Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i gjithë procesi është farsë, duke akuzuar mazhorancën se e ka paracaktuar kë do të mbështesin, teksa përmendi emrin e Endri Shabanit, deri pak kohë më parë, drejtues i Partisë Nisma Thurje. “Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre”, tha Berisha.

Ndryshe nga sa tha kryetari i PD, kandidatura e Shabanit u zyrtarizua me 35 vota deputetësh opozitarë, ku shumica ishin firma nga deputetë të Partisë Demokratike

Votim i cilësuar

Pavarësisht se PD ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë në votim, duket se mazhoranca është në gjendje të zgjedhë Avokatin e Popullit i cili kërkon që të votohet në jo më pak se 84 vota.

Partia Socialiste ka fituar 83 mandate deputetësh dhe në rast të zgjedhjes së Avokatit të Popullit do i duhet qoftë edhe një votë më shumë nga subjektet e tjera parlamentare politike. Ndonëse PSD nuk ka zyrtarisht një marrëveshje me PS-së, tre deputetët e saj shpesh në nisma ligjore që kanë kërkuar shumicë të cilësuar kanë bashkuar votat me mazhorancë. Gjithashtu duhet parë në vijim edhe qëndrimi i Partisë “Mundësia” me dy deputetë nëse do të mbështesin ose jo kandidaturën më të kuotuar e cila për momentin është ajo e Endri Shabanit.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
Artikulli tjetër Qeveria heq kontratat 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.