KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:40 pm
238 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për një grup personash, mes të cilëve 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), si dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për abuzime me fondet publike në zonën e Kombinatit.

Hetimet nisën në vitin 2021 pas një kallëzimi për prishjen e një pallati pa vendim zyrtar nga IMT. Nga hetimi u zbulua se në janar të vitit 2021 Bashkia Tiranë kishte shembur gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa dy muaj më vonë ishte miratuar një fond për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate, ku ishin përfshirë edhe objektet e shembura më herët.

Sipas Prokurorisë, në dokumentacionin e tenderit janë konstatuar punime fiktive dhe të dhëna të rreme, çka solli dëm financiar për buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Skema e dyshuar e abuzimit

Hetimi tregon se kompanitë “Arb & Trans-2010” shpk, “Klajger Konstruksion” shpk dhe “Maging Studio” shpk kanë përfituar fonde për punime që nuk janë kryer realisht. Preventivat dhe procesverbalet e punimeve janë hartuar mbi dokumente të falsifikuara, pa verifikim në terren nga punonjësit e IMT-së apo Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Ekspertiza grafologjike ka vërtetuar firmosjen e dokumenteve të pavërteta nga disa drejtues institucionesh, të cilët kishin detyrimin ligjor për t’i lëshuar ato.

Personat ndaj të cilëve janë dhënë masa sigurie:

Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile – arrest në shtëpi

A.B, Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile – arrest në shtëpi

Eleana Guçe, përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Emergjencave Civile – detyrim paraqitje

Sokol Qehajaj, specialist i IMT pranë Bashkisë Tiranë – arrest në shtëpi

Rexhina Rakipi, specialiste e IMT – detyrim paraqitje

Aleksandra Muhametllari, përfaqësuese e “Maging shpk & Imes-D shpk” – detyrim paraqitje

Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi., përfaqësues të kompanive “Arb & Trans-2010” dhe “Klajger Konstruksion” – detyrim paraqitje

Të hetuarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, dokumentet e falsifikuara janë përdorur për të justifikuar disbursimin e fondeve publike për punime që nuk janë kryer, duke dëmtuar financiarisht institucionin. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar vlerën e saktë të dëmit dhe përgjegjësinë e plotë ligjore të personave të përfshirë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten
Artikulli tjetër Avokati i Popullit, dritëhijet e një emri të “paracaktuar”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.