KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:30 pm
227 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.

Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.

Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.

Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.

Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.

Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.

Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.

Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.

Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministrja “Diella” bëhet “shembull korrupsioni” në Rusi
Artikulli tjetër Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.