KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria heq kontratat 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria heq kontratat 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve
AktualeAnalizeEkonomiKryesorePolitike

Qeveria heq kontratat 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:44 pm
182 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pasi tjetërsoi pronat më të lakmuara të vendit përmes kontratave me 1 euro, qeveria ka vendosur të heqë dorë nga mekanizmi kontrovers. Drejtori i Agjencisë së Koncesioneve Emiliano Gjika, deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se ligji i ri për koncesionet shfuqizon nenin e famshëm, i cili privatizon pronat dhe asetet publike përmes kontratave të qirasë me 1 euro.

“Në projektligjin e ri kemi hequr nga lista e koncesioneve pikën që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro,” tha Gjika.

Ligji i ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, detyron institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës.

Gjithashtu për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe mundësitë me rrezik për buxhetin e shtetit.

Përfaqësues të Ministrisë së Financave deklaruan se projektligji vendos rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të koncesionit, duke u mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike.

“Projektligji synon unifikimin e procedurave konkurruese; forcimin e kontrollit ex-ante dhe ex-post nga Ministria e Financave; garantimin e rregullave transparente për zbatimin dhe monitorimin e kontratave; menaxhimin e risqeve dhe ndarjen e tyre ndërmjet palëve; harmonizimin me standardet e BE-së; rritjen e rolit mbikëqyrës të Ministrisë së Financave, APP dhe ATRAKO si dhe promovimin e vlerës më të mirë për paranë dhe mbrojtjen e interesit publik”, tha zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama.

Sipas saj, projektligji mbështet prioritetet e qeverisë për rritje ekonomike duke mobilizuar kapital privat në fusha si infrastruktura, energjia, mjedisi, turizmi, shëndetësia dhe arsimi.

Kontrata e qirasë 1 euro janë përdorur për të rrëmbyer pronat më të lakmuara të bregdetit, por edhe në privatizimin e aseteve të tjera publike.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Avokati i Popullit, dritëhijet e një emri të “paracaktuar”
Artikulli tjetër BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.