KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Netanyahu para Kongresit amerikan: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të qëndrojnë bashkë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Netanyahu para Kongresit amerikan: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të qëndrojnë bashkë
AktualeBota

Netanyahu para Kongresit amerikan: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të qëndrojnë bashkë

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2024 5:24 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, synon të rrisë mbështetjen amerikane për luftën e shtetit të tij kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian- dhe grupeve tjera të përkrahura prej Iranit, përmes një fjalimi para Kongresit amerikan.

Disa figura të larta në mesin e demokratëve e kanë bojkotuar fjalimin e Netanyahut, ndërsa mijëra amerikanë janë duke protestuar para ndërtesës së Kongresit, për të dënuar luftën në Gazë dhe krizën humanitare që e ka krijuar.

“Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, ka thënë Netanyahu, i cili në xhaketë e ka mbajtur një shenjë solidariteti me pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi.

“Kur jemi bashkë, ndodh diçka e mrekullueshme: Ne fitojmë, ata humbin”.

Ai ka thënë se 7 tetori i vitit të kaluar do të jetë gjithmonë ditë turpi për izraelitët dhe e ka krahasuar me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

“Për Izraelin, premtimi ‘kurrë më” nuk duhet të jetë premtim bosh”, ka thënë ai, duke iu referuar shprehjes së krijuar për Luftës së Dytë Botërore.

“Pas 7 tetorit, ‘kurrë më’ është tani”, ka thënë ai.

Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Teksa rriten kritikat kundër tij në Izrael, Netanyahu synon të portretizojë veten si udhëheqës që po respektohet prej SHBA-së, aleates më të rëndësishëm për Izraelin. Kjo çështje është duke ndarë secilën herë e më shumë amerikanët, dhe është bërë ndër temat kyçe në vitin zgjedhor në SHBA.

Zyrtarë amerikanë të sigurisë kanë hedhur sprej piperi kundër mijëra protestueseve afër Kongresit, të cilët e kanë quajtur Netanyahun “kriminel lufte” dhe kanë bërë thirrje për armëpushim. Netanyahu është mirëpritur me duartrokitje të vazhdueshme në Kongres.

“Sot dhe çdo ditë, Amerika duhet të qëndrojë afër Izraelit”, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, para fjalimit të Netanyahut.

Fjalimi i tij në Kongres e bën Netanyahun liderin e parë të huaj që u drejtohet anëtarëve të të dyja dhomave të Kongresit për të katërtën herë, duke e tejkaluar edhe Winston Churchillin.

Netanyahu ka folur edhe protestuesit kundër luftës në Gazë, dhe ka pretenduar që ata kanë vendosur “të jenë me djallin”.

“Ata duhet të turpërohen nga vetja”, ka thënë Netanyahu.

Ai ka thënë përgjatë fjalimit se pas përfundimit të luftës, Gazën duhet ta udhëheqin palestinezët, të cilët nuk synojnë të shkatërrojnë Izraelin. Megjithatë, ai ka thënë se për një periudhë kohore në të ardhmen, Izraeli duhet të jetë mbikëqyrës i sigurisë në Gazë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Komisioni Europian: Përkeqësohet pavarësia e gjyqësorit
Artikulli tjetër BIRN: Mbi 70% të deputetëve të ardhshëm do t’i caktojnë kryetarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.