KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendet e lira të punës, në BE dominojnë menaxherët, te ne puna e krahut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vendet e lira të punës, në BE dominojnë menaxherët, te ne puna e krahut
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Vendet e lira të punës, në BE dominojnë menaxherët, te ne puna e krahut

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2025 12:21 pm
302 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa në Bashkimin Europian “Menaxherët e shitjeve, marketingut dhe zhvillimit” regjistruan shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës (8.4%), përpara “Punëtorëve të prodhimit” dhe “Punëtorëve të tjerë mbështetës të zyrës” (të dy 7.3%), sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas të dhënave të kombëtare nga Agjencia e Kombëtare e Punësimit  dhe Aftësive (AKPA) në vitin 2024 mbi 27% e vendeve të lira të punës ishin për profesione elementare. Sipas nomenklaturës së profesioneve në këtë grup përfshihen pastrues, persona që shesin dere më derë ose në rrugë dhe disa profesione që përdorin më së shumti forcën fizike në vend të makinerive. Zakonisht profesionet elementare nuk kërkohet të kenë përvojë.

Në vendet e BE sipas Eurostat, pas menaxherëve dhe punonjësve të fabrikave, kategoritë e tjera “Punëtorë të tjerë të shitjeve” (6.1%) dhe “Profesionistëve të asociuar artistikë, kulturorë dhe të kuzhinës” (6.0%) plotësojnë 5 profesionet kryesore me shkallët më të larta të vendeve të lira të punës.

Në Shqipëri sipas të dhënave të brendshme kategoritë profesionale më të kërkuara nga tregu, referuar të dhënave të administruara nga AKPA, për vitin 2024 ishin profesionet elementare me 27%, zejtarët dhe zanatçinjtë 23 për qind edhe kjo kategori përdor forcën fizike, por edhe vegla dhe makineri, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve si edhe punonjësit e industrisë përkatësisht me 18.9% dhe 11.7%.

Eurostat vuri në dukje se mungesa e fuqisë punëtore është ndër sfidat kryesore me të cilat përballet industria e BE-së: “Evropa është afër punësimit të plotë. Në vend të miliona njerëzve që kërkojnë punë, miliona vende pune kërkojnë njerëz. Mungesa e fuqisë punëtore dhe e aftësive po arrin nivele rekord – si këtu ashtu edhe në të gjitha ekonomitë kryesore”

Rritja e vendeve të lira të punës në Europë shtyn edhe me tej emigracionin e organizuar nga Shqipëria drejt saj ashtu siç edhe po ndodh. Të rinjtë shqiptare që në fëmijëri po shkollohen dhe po formohem për tregjet globale të punës për shkak se modeli ekonomik në vendin tonë nuk po ofron mundësi që ti mbajë ata me punë dinjitoze.

Sipas Eurostat në vendet e BE-së disa profesione, të tilla si punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe mësuesit, pavarësisht në nuk shfaqen në tabelën e vendeve të lira të punës po përballen edhe me vështirësi në rekrutim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Thellohet pabarazia ekonomike në vend
Artikulli tjetër Fletushka misterioze në Teheran! Ofrojnë 20 mijë dollarë për t’u bashkuar në “përplasje”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.