KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pallat 12 katësh te “Brryli” në Tiranë, ndërtues Demokrat Valteri, lejen Edi Rama
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pallat 12 katësh te “Brryli” në Tiranë, ndërtues Demokrat Valteri, lejen Edi Rama
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Pallat 12 katësh te “Brryli” në Tiranë, ndërtues Demokrat Valteri, lejen Edi Rama

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2025 10:53 am
153 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Babëzia e betonit prek edhe lagjen ekzistuese në Tiranë, ku mes tyre po ndërtohen godina shumëkatëshe pa asnjë plan urbanistik apo pa mbajtur as distancat.

Një rast i tillë është denoncuar nga banorët pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë, të cilët thanë se leja është dhënë disa muaj më parë dhe synon që sheshi i pallatit të vjetër, të cilit çuditërisht i doli edhe pronari, të kthehet në një masiv të madh betoni.

Pas denoncimit, redaksia shfletoi dokumente nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku rezulton se leja është për një pallat plot 12 katësh mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Leja e firmosur nga Edi Rama i është dhënë firmës “Walter Construction”, me pronar shtetasin Demokrat Valteri, teksa ditët e fundit është zbardhur edhe pozicionimi.

Në maketin e publikuar duket mjaft qartë kjo babëzi. Pallati 12 katësh është ngjitur me një tjetër pallat ekzistues, madje është në zonën që dikur ka qenë sheshi i pallatit të vjetër.

“Kjo është një ndër zonat më në zhvillim të qytetit, duke sjellë një numër të madh fluksesh. Ndërsa, më në brendësi, zona në studim ka mungesë infrastrukture, me objekte kryesisht te ndërtuara para viteve ‘90 dhe me mungesë të hapësirave publike e rekreative” shkruhet çuditërisht në dokumente.

Pikërisht në një nga këto sheshe, që duhet të ishte i banorëve, po ndërtohet edhe godina e re. Por, nëse ndërtohet, a ka më sheshe dhe hapësira publike dhe rekreative? Ku do t’i bëjë këto sheshe kjo firmë, apo edhe firmëtarët që i dhanë lejen, në tarracën e pallatit?

Në dokumentet që ka hulumtuar redaksia jonë shkruhet se njësia ndodhet përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”, në afërsi të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Mësohet se godina e re do të shfrytëzohet për banim, infrastrukturë dhe 2 % për shëndetësi.

“Në zonë paraqiten godina të amortizuara dhe me ndërhyrje të shumta spontane nga banorët. Objekti 5 kate mbi tokë është me strukturë murature, me fasadë të pa suvatuar në disa pjesë dhe me ballkone të mbyllura individualisht me panele alumini ose PVC, duke krijuar një pamje jo uniforme” thuhet në dokument.

Pikërisht trualli ku do bëhet pallati i ri ka qenë sheshi i pushimit të atij pallati. Nëse nuk do të ishte zaptuar, apo t’i kishte dalë çuditërisht pronari, zona do të ishte mjaft funksionale. Nëse vetë shteti bën aksione për lirimin e hapësirave publike, sytë duhet t’i kishte kthyer edhe nga këto biçim troje.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij
Artikulli tjetër Paradoksi/ Ekonomia rritet, papunësia në vendnumëro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.