KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bavaria pengon një atentat ndaj tregut të Krishtlindjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bavaria pengon një atentat ndaj tregut të Krishtlindjeve
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Bavaria pengon një atentat ndaj tregut të Krishtlindjeve

Përditësimi i fundit: 15 Dhjetor, 2025 9:06 am
269 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Njësi speciale kanë arrestuar pesë meshkuj në juglindje të Gjermanisë nën dyshimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Mynihut dhe policisë bavareze, u eleminua një “atentat i mundshëm ndaj një tregu Krishtlindjesh”.

“Motivim islamist”

Sipas autoriteteve, meshkujt janë një egjiptian 56-vjeçar, një sirian 37-vjeçar dhe tre marokenë 22, 28 dhe 30 vjeç.

Sipas informacionit në dispozicion deri tani, egjiptiani, një predikues islamik, kishte nxitur njerëzit në një xhami lokale që “të vrasin ose të plagosin sa më shumë njerëz të jetë e mundur” me një automjet gjatë festave të Krishtlindjeve. Marokenët dyshohet se ishin të gatshëm të kryenin sulmin. Siriani dyshohet se inkurajoi burrat e tjerë në vendimin e tyre.

Hetuesit po punojnë me premisën se bëhej fjalë për një “veprim të motivuar nga islamistët”.

Katër nga të dyshuarit janë tani në paraburgim, ndërsa i pesti është vendosur në “arrest parandalues” me urdhër gjykate. Arrestimet, të cilat u kryen të premten, u paraprinë nga hetime intensive. Këto u drejtuan nga Zyra Qendrore Bavarase për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit. “Nuk ishin të përfshira shërbime të huaja inteligjence,” thanë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, lavdëroi “bashkëpunimin e shkëlqyer” të autoriteteve të sigurisë së landit të tij. Kjo tregon në mënyrë mbresëlënëse “përgjigjen dhe performancën e tyre të mirë”. Dhe është vërtetuar: “Ne jemi në gjendje të mbrojmë qytetarët tanë!” Tani duhet të sqarohen motivet, shtoi politikani nga partia konservatore CSU.

Autoritetet e sigurisë në gatishmëri të lartë

Pazaret e Krishtlindjeve në Gjermani prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së veçantë të autoriteteve të sigurisë, edhe për shkak të sulmeve të mëparshme. Në dhjetor 2016, për shembull, një islamist i radikalizuar drejtoi një kamion në një grumbull njerëzish në sheshin Breitscheidplatz të Berlinit. Si përfundim, u vranë 13 vetë në atentat dhe si pasojë e atentatirt.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një drejtues automjeti qëllimisht goditi turmën në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 300. Gjyqi i dorasit, një shtetas saudit që jeton në Gjermani që nga viti 2006, që e pranoi krimin, po zhvillohet aktualisht në Gjykatën Rajonale të Magdeburgut.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO
Artikulli tjetër Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur, nis hetimi për vrasje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.