KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit

Përditësimi i fundit: 15 Dhjetor, 2025 10:00 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, i mbikëqyrur nga Ministria e Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë edhe dhjetëra mësues gjatë një viti shkollor, për një punë jashtë orarit të papaguar, në fund rezultoi një gënjeshtër.

Fotot e Kleas në fakt ishin të këngëtares amerikane Gracie Abrams. Ermesi u dënua për falsifikim kompjuterik dhe dokumentesh, ku ka riprodhuar edhe firmën e një punonjëse të Ambasadës Amerikane. Sidoqoftë skema e mashtrimit nuk preku nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit dhe u kalua me heshtje publikisht. Por përpara prokurores në deponimin e miratimit të projektit , zyrtarët kanë folur.

Verifikimet nxjerrin në pah parregullsi të shumta. Kërkesa për projekt nuk ishte zyrtare dhe as e protokolluar. Para urdhrit për zbatim me email në datë 18 shtator nga Nina Guga, vetë ish zëvendës ministrja tregon se fillesat e komunikimit me Klea Ramën ishin përmes SMS nga një numër i huaj ku i ka shpjeguar idenë e projektit, teksa i ka dërguar një foto të saj krah kryeministrit.

I pyetur si person në dijeni drejtori i programeve dhe politikave arsimore në Ministri që ju delegua ndjekja e projektit Shkëlqim Allkaj deklaron se insistimi për tu vlerësuar me prioritet projekti ka qënë dhe nga sekretari i përgjithshëm Erzen Tola. Madje, është Shkëlqimi që hedh dyshimet e para të lidhjes mes Kleas dhe Ermesit.

“Në një bisedë informale me drejtoreshën e ZVA Lezhë më ka thënë se kishte komunikuar me znj. Klea Rama në WhatsApp dhe i kishte kërkuar mbështetje për të ndërhyrë në Bashkinë Lezhë për projektin e teatrove të Ermes Hoxhallit dhe i kishte dërguar numrin e këtij të fundit. Di që ai ka patur komunikime me shumë nga eprorët e mi dhe këtë person më është kërkuar shprehimisht nga Sekretari i Përgjithshëm që ta prisja në zyrë. Kujtoj që në muajin maj ky shtetas ka kërkuar miratimin e projektit, por i është miratuar nga ana jonë vetëm komunikim me shkollat për projektin e teatrove faza e parë”.

Çfarë vëren hetimi? Dëshmitë e mbledhura nga zyrtarë të ministrisë së arsimit, drejtues shkollash si dhe zyrash vendore arsimore zbulojnë përpjekjen që Ermesi kishte përmes personazhit surreal “Kleas” të ndërhynte për projektet e tij në lidhje me teatrin.

Pra, qartazi janë zhvilluar dy projekte paralelisht nga Ermesi me Ministrinë e Arsimit, një në skemën e Klea Ramës dhe një me emrin e vetë, kërkesë e dërguar për miratim elektronikisht një javë më vonë pas emailit për “Lets talk together about United States”, po në shtator të vitit 2023.

Sepse siç tregon ai, dyert pa Klean ishin thuajse të mbyllura. Por kur me Ministrinë e Arsimit Ermesi arriti vetëm fazën e parë të projektit “Konkurs Kombëtar Teatror Rinor”, në pah del një ministri tjetër. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Ermesi është një nga fituesit ndër gati 600 aplikime për projekte në art dhe kulturë. 20-vjeçari ka firmosur kontratë me mbështetje financiare në vlerën 400 000 lekë të reja, për organizimin e një festivali me nxënësit më të mirë aktorë asokohe.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fermerët grekë nuk bëjnë prapa, s’ pranojnë të ulen në tavolinë me Mitsotakisin
Artikulli tjetër Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.