KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Krimet në shkolla/ Dështimi i sistemit arsimor dhe drejtësisë rrit numrin e vrasjeve te fëmijët

Përditësimi i fundit: 15 Dhjetor, 2025 10:04 am
206 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vitet e fundit, Shqipëria është tronditur nga disa ngjarje ku të mitur janë vrarë nga bashkëmoshatarët e tyre, pas konflikteve që shpesh nisnin si debate të vogla dhe përfundojnë në akte ekstreme. Fenomeni është shndërruar në një alarm kombëtar, ndërsa thika është bërë arma më e përhapur në duart e adoleshentëve.

Më 12 dhjetor 2025, pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ndodhi një përplasje mes disa adoleshentëve, si pasojë e së cilës dy prej tyre mbetën të plagosur me mjet prerës.

më 25 nëntor 2025 në Durrës, një konflikt i ngjashëm përfundoi me humbje jete. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën në spital disa ditë pasi u plagos me thikë në gjoks, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes bashkëmoshatarëve. Autori i dyshuar, vetëm 14 vjeç u ndalua nga policia.

Në Tiranë, në vitin 2024, një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes nxënësish përfundoi në mënyrë tragjike pranë shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën dhe një tjetër nxënës mbeti i plagosur. Përplasja, që u zhvendos nga hapësira virtuale në ambientet pranë shkollës, riktheu në vëmendje brishtësinë e sigurisë në institucionet arsimore dhe mungesën e mekanizmave efektivë parandaluese. Autori i ngjarjes, i mituri Marjo Përlleshaj, u dënua më pas nga gjykata me 16 vite burg.

Shkolla “Kolë Jakova” në Tiranë në 2024, ishte skena e një tjetër rasti ku një 14-vjeçar u plagos gjatë një sherri mes nxënësish. Edhe ky episod, ashtu si të tjerët, u cilësua nga ekspertët si sinjal i mungesës së strukturave reale për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve.

Në Gramsh, në vitin 2023, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin dhe ngriti sërish alarmin për dhunën mes të miturve. Fatjon Bici, vetëm 15 vjeç, u vra me thikë në lulishten e qytetit, teksa po kthehej nga shkolla. Ai kishte ndërhyrë për të ndarë një sherr mes kushëririt të tij dhe katër bashkëmoshatarëve, por përpjekja për të shmangur konfliktin u kthye në tragjedi. Një goditje me thikë në zemër i mori jetën në vend. Hetimet zbuluan se konflikti kishte nisur më herët në rrjetet sociale, përpara se të përshkallëzohej në dhunë fatale në mes të qytetit.

Në Tiranë, Korçë dhe qytete të tjera janë regjistruar raste të shumta plagosjesh mes nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, shpesh brenda ose pranë shkollave. Incidentet nisnin nga bullizmi, presioni shoqëror dhe konfliktet e vogla të rrjeteve sociale.

Avokati Alban Duraj i cili ka ndjekur disa prej këtyre çështjeve thotë se vrasjet mes bashkëmoshatarëve nuk janë më raste të izoluara, por sinjal i një fenomeni kompleks ku ndërthuren trauma sociale, dhuna e heshtur dhe mungesa e politikave parandaluese efektive.

Çfarë parashikon ligji? Ligji shqiptar ka një kuadër të qartë për të miturit:

  • Kodi Penal përcakton se përgjegjësia penale fillon në moshën 14 vjeç.
  • Ligji 37/2017 për drejtësinë penale për të miturit kërkon trajtim të specializuar, me fokus tek rehabilitimi, jo ndëshkimi.
  • Ligji 18/2017 garanton mbrojtje të fortë për viktimat e mitura, nga mbështetja psikologjike te mospublikimi i identitetit.

Por, avokati Duraj thekson se zbatimi është i mangët.

“Kuadri ligjor shqiptar garanton trajtim të veçantë në çdo fazë procedurale, përmes strukturave të specializuara, me fokus jo ndëshkimin, por rehabilitimin, por raste konkrete tregojnë se mbështetja psikologjike, sociale dhe institucionale mbetet e kufizuar. Edhe autorët të cilat janë të mitur, shpesh ekspozohen publikisht në media”, shprehet ai.

Sfidat aktuale dhe boshllëqet institucionale sipas avokatit, janë mungesë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve si dhe sistemi i drejtësisë, që shpesh nuk ka kapacitetet e duhura për çështjet e të miturve.

Studimet tregojnë se bullizmi fizik, psikologjik dhe dixhital janë faktorë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sjelljeve agresive dhe kriminale. Në Shqipëri, mungesa e strukturave të ndërhyrjes së hershme, raportimi i ulët dhe normalizimi i dhunës në shkolla përkeqësojnë situatën.

Ndaj, për të frenuar fenomenin, kërkohet forcim i zbatimit të drejtësisë për të miturit, ngritja e qendrave të ndërhyrjes së hershme, zbatim i detyrueshëm i moduleve të edukimit social në shkolla, mbështetje më e madhe për familjet, përfshirë këshillim dhe ndihmë psiko-sociale.

 

Marrë nga ACQJ  (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit
Artikulli tjetër Një dekadë pritje për pistën e skive në Korçë, premtimi mbeti 3D

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.