KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Iu hoq liçensa pas zvarritjes së qytetarit, në Zvërnec/ “Myrto Security”, fitues i tenderit 2 milion euro të OSSH-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Iu hoq liçensa pas zvarritjes së qytetarit, në Zvërnec/ “Myrto Security”, fitues i tenderit 2 milion euro të OSSH-së
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Iu hoq liçensa pas zvarritjes së qytetarit, në Zvërnec/ “Myrto Security”, fitues i tenderit 2 milion euro të OSSH-së

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2026 2:06 pm
32 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kompania e sigurisë private, “Myrto Security”, të cilës iu hoq licensa pas episodeve të rënda në Zvërnec, në maj të vitit 2026, tashmë rezulton se është pjesë e një bashkimi fitues në një tender me fond rreth 2 milionë euro, të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Operatorit (OSSH) të Sistemit të Shpërndarjes, në Elbasan.

Pak ditë më parë, OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”, me objekt “Shërbim sigurie per ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, njerëzve dhe pronave te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes sh.a./ Drejtoria Rajonale Elbasan dhe Furnizuesit te Sherbimit Universal sh.a, Elbasan”.

Procedura tenderuese u shpall në gusht të këtij viti dhe fondi limit ishte parashikuar 184.735.036 lekë të reja ose 1.99 milionë euro, sipas kursit të këmbimit të momentit.

Në dokumentat e tenderit ishte parashikuar se një ndër kriteret kryesore për kualifikim ishte pajisja e kompanive të interesuara me licensën e tipit 1.3 A. Kjo licensë është edhe baza e aktivitetit të shoqërive private të sigurimit. Mbi bazën e këtij dokumenti, Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike marrin lejen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të kryer shërbimin e “sigurisë për ruajtjen e pronave, institucioneve, ngjarjeve ose individëve”.

“Boldnews.al” u rikthye pak në kohë, në disa ngjarje, ku përfshihet drejtpërdrejtë shoqëria “Myrto Security”.

Në 30 maj 2026, një grup qytetarësh nga Vlora bënë një protestë, në të cilën kundërshtonin shkatërrimin e zonës së Zvërnecit, në kuadër të një projekti turistik, ku përfshihet edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.

Qytetarët e zonës kundërshtonin bllokimin e aksesit të tyre për të dalë në bregdet, si edhe kishin pretendime mbi pronësinë reale të truallit ku parashikohet ngritja e resortit.

Në një hapësira të rrethuar me tela, përballë qytetarëve gjendeshin forcat e sigurisë private “Major Security” dhe “Myrto Security”, të cilat ishin kontraktuar nga sipërmarrësi i punimeve.

Protesta qytetare u përball me forcët e punonjësve të sigurisë private. Pika më kulminante e përplasjes ishte rrëmbimi me forcë dhe zvarritja e një qytetari për më shumë se 100 metra, Eduard Subashi, nga punonjësit e kompanive të sigurimit privat.

Ky episod i dhimbshëm nxiti një protestë disa-mujore, e quajtur “Revolucioni Flamingo”, referuar shpendëve të rrallë që rrezikohen nga projekti në Zvërnec.

Episodi i dhunshëm nxiti reagimin e Policisë së Shtetit, e cila një ditë më pas njoftoi heqjen e licensës për dy kompanitë e sigurisë private, të përfshira në përplasje me qytetarët në Vlorë.

“Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thuhej në një njoftim zyrtar të datës 1 qershor 2026.

Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje.

“Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit”, thuhej në gjetjet e Policisë së Shtetit.

Më tej, njoftimi detajonte edhe rrethanat e ngjarjes: “Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre”.

Mbi bazën e këtyre problematikave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit firmosi, në 1 qershor 2026, heqjen e licensës 1.3 A për shoqërinë “Myrto Security”.

Por, kompania e sigurisë private rezulton se ka marrë pjesë në tenderin 2 milionë euro të OSSH-së, të shpallur dy muaj më pas, në gusht 2026 dhe madje është shpallur edhe fitues, duke paraqitur se ka në dispozicion licensën 1.3 A.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës, e cila ka në varësi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, thanë për “Boldnews.al” se subjekti “Myrto Security” e ka ende aktive licensën “1.3 A”, pasi ka arritur të marrë një vendim ‘sigurim padie” në Gjykatën Administrative. Në bazë të këtij vendimi gjyqësor është pezulluar vendimi I Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për heqjen e licensës së shoqërisë private.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kapet mbi 10 ton kokainë në Spanjë, droga i përket një organizate shqiptare
Artikulli tjetër Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Si mund të orientohen kursimet dhe kapitali drejt sektorëve prioritarë të zhvillimit?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.