Është shtyrë për nesër seanca e planifikuar sot në ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Seanca do të shqyrtojë ankimin e saj lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj, “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se Hyseni është në hetim nga SPAK për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe përkrahje e autorit në kërkim.
Ndërsa Vlora Hyseni është e pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, dy të tjerë janë nën masën arrest me burg, konkretisht Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Edhe për këta të fundit seanca është shtyrë për nesër.
Marrë nga TCH