KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Kapen 215 kg drogë në Janinë, pranga 3 shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 16 Dhjetor, 2025 12:27 pm
128 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një sasi prej 215 kilogramësh lëndë narkotike, është sekuestruar nga policia greke në zonën e Janinës, duke goditur një rrjet trafiku që dyshohet se kishte hyrë në Greqi nga kufiri i gjelbër.

Në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një grua, e cila drejtonte automjetin e ngarkuar me drogë. Ata akuzohen për trafik narkotikësh, dhunë ndaj punonjësve të policisë, drejtim të rrezikshëm mjeti, dëmtim të pronës dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Ngjarja ndodhi në aksin Janinë–Kozan, ku policia pikasi një automjet të dyshimtë, e shoqëruar nga një mjet tjetër që shërbente si eskortë. Shoferja nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi t’i shpëtonte kontrollit, duke përshkuar një distancë të gjatë në zona të Grevenës. Gjatë ndjekjes, ajo përplasi qëllimisht dy herë automjetet e policisë, duke u shkaktuar dëme.

Ndjekja përfundoi në Vovousa të Janinës, ku mjeti u ndalua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve dhe njësitë O.P.K.E. Brenda makinës u gjetën 118 pako marijuanë, me peshë totale 215 kg. Në automjet ndodhej edhe djali 2-vjeçar i shqiptares.

Policia sekuestroi gjithashtu makinën, targa greke që i përkisnin një automjeti tjetër, targat origjinale shqiptare të fshehura brenda, peshore metalike për drogën, 2.7 gram marijuanë dhe tre telefona celularë.

Ndërkohë, në Filippei të Grevenës u lokalizua dhe u arrestua automjeti eskortë, ku udhëtonin dy shqiptarët e tjerë. Nga kontrolli u sekuestruan 510 euro dhe dy telefona celularë.

Të tre të arrestuarit do të dalin përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Janinës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 700 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

 

Marrë nga Protothema.gr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK zbulon skandalin, Ergys Agasi në bashkëpunim me zyrtarin e policisë morën peng biznesmenin
Artikulli tjetër Spanja do të nxjerrë abone kombëtare për transportin publik, tarifa 60 euro në muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.