KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Përditësimi i fundit: 18 Dhjetor, 2025 9:40 am
121 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

I vetmi dokument i bërë publik deri më tani me firmën e Altin Dumanit dërguar Kuvendit, është ai ku kërkohet autorizim për arrestimin e numrit dy të qeverisë, zv.kryeministres Belinda Balluku.

Por krahas këtij dokumenti. SPAK në kryesinë e kuvendit ka dërguar një relacion shoqëruar me provat dhe një USB duke i vendosur mbishkrimin sekret hetimor.

Kryetari PD Sali Berisha foli për këto prova duke ngritur pretendimin se anëtarëve të Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren që do të mblidhet të premten,  nuk po u vihen në dispozicion nga Kuvendi.

“Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarëve të komisionit të verifikimit të mandateve”, tha Berisha.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi bëri të qartë se materialet sekrete te SPAK nuk do ju jepen deputetëve të Komisionit të Mandate, Rregulloren dhe Imunitetit përpara mbledhjes të së premtes.

“Administrata e Kuvendit (Sekretaria e Këshillit) u vuri në dispozicion anëtarëve të këtij Këshilli aktet procedurale përkatëse, si edhe kërkesën dhe urdhrin e prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin e shprehur që këto dokumente të mos bëhen publike. Materiali me karakter ‘sekret hetimor’ ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut”.

Gazment Bardhi një prej anëtarëve demokrat në Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren replikoi në distancë me kryetarin e Kuvendit: “Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike. Për të zbatuar ligjin s’ka nevojë të pyesësh as SPAK as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025”.

Një burim nga Kuvendi i tregoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, edhe për ekzistencën e një prove tjetër mbërritur në kuvend prej SPAK.

Bëhet fjalë për  një USB me disa materiale, për të cilën SPAK i kërkon këshillit të mandateve të njihet, por pa prezencën në sallë edhe të vetë Belinda Ballukut.

Por cili do të jetë qëndrimi shumicës socialiste përballë kërkesës për të arrestuar numrin dy të qeverisë? Burime nga PS treguan për Top Channel se fillimisht do të dëgjohen palët në Këshill pra SPAK dhe zonja Balluku e më pas do të kalohet në një fazë diskutimi brenda PS drejt vendimit final që do të paraqitet në këshill e më pas votuar në parlament.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo refuzon të luajë me Al Nassr: protestë për shkak të Benzema-s

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës, punonjësit zhvendoset në Tiranë dhe Fier

Debate në seancë/ Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Sistemi i hyrje – daljes së BE-së shtyhet, deri në shtator

Kaos te Marseja: Kondogbia përleshet me Vermeeren

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje
Artikulli tjetër Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafikonin klandestinë drejt vendeve të BE-së/ Kapet maqedonasi dhe shpallet në kërkim, organizatori
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
Vizita e Ivanka Trump rindezi konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Trump tha se kërkon një marrëveshje me Iranin, bie nafta
Aktuale Analize Bota Ekonomi Politike 2 Shkurt, 2026
Atentat në Lezhë/ Raportohet për 2 të plagosur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.