KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord të mbrojtjes për vitin 2026
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord të mbrojtjes për vitin 2026
AktualeAnalizeBotaFinancePolitike

Senati i ShBA-së miraton buxhetin rekord të mbrojtjes për vitin 2026

Përditësimi i fundit: 18 Dhjetor, 2025 9:54 am
175 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese të votave të mërkurën për ta çuar përpara projektligjin prej 901 miliardë dollarësh për Pentagonin, duke e dërguar legjislacionin në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka thënë se presidenti Trump do ta nënshkruajë, duke e shndërruar në ligj.

Akti Autorizues i Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) është kompromis mes masave të ndara që ishin miratuar më herët këtë vit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Me këtë ligj autorizohet një shumë rekorde prej 901 miliardë dollarësh për shpenzime vjetore të mbrojtjes, ku përfshihen rritja e pagave prej 4 për qind për ushtarët, blerja e pajisjeve ushtarake dhe përpjekjet për të triumfuar në konkurrencën me Kinën e Rusinë.

77 senatorë ia dhanë dritën e gjelbër këtij projektligji, ndërsa vetëm 20 dolën kundër tij. Mbështetje e fuqishme u vërejt nga të dyja partitë. Projektligji ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar.

Ndryshe nga qëndrimet e presidentit Donald Trump, republikanët e të cilit e kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, buxheti i mbrojtjes përfshin disa dispozita për fuqizimin e sigurisë në Evropë, pavarësisht se Trumpi më herët këtë muaj e lëshoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, e cila u pa si miqësore ndaj Rusisë dhe rivlerësim i marrëdhënies së Uashingtonit me Evropën.

Në këtë buxhet parashikohen 800 milionë dollarë për Ukrainën – nga 400 milionë për secilin prej dy viteve të ardhshme – si pjesë e Nismës për Asistencë Sigurie për Ukrainën, me të cilën kompanitë amerikane paguhen që të prodhojnë armë për Ukrainën.

Projektligji e përfshin edhe Nismën për Sigurinë e Baltikut dhe me të ndahen 175 milionë dollarë për mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Me këtë legjislacion kufizohet aftësia e Departamentit të Mbrojtjes që të mos e zvogëlojë numrin e trupave në Evropë nën 76 mijë dhe komandantit të ushtrisë amerikane për Evropën i ndalohet dorëzimi i titutllit të komandantit supreme të NATO-s.

Sidoqoftë, në projektligjin e ri nuk përfshihen fondet për ta ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, diçka që e dëshiron presidenti amerikan, por formalisht nuk mund ta bëjë pa miratimin e Kongresit.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum?

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje

Menaxhimi i pronave të Himarës, me shoqëri tregtare, pritet me shqetësim

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove
Artikulli tjetër Napoli–Milan ngre sot siparin e Superkupës së Italisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve, brenda ditës, me 4000%
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
Korridore të fshehta të drogës, nga Shqipëria, drejt Malit të Zi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.