KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SKANDALI i “Air Albania”: Punonjësit pa rrogë prej muajsh, kompania shet bileta online dhe anulon fluturimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SKANDALI i “Air Albania”: Punonjësit pa rrogë prej muajsh, kompania shet bileta online dhe anulon fluturimet
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

SKANDALI i “Air Albania”: Punonjësit pa rrogë prej muajsh, kompania shet bileta online dhe anulon fluturimet

Përditësimi i fundit: 23 Dhjetor, 2025 11:09 am
354 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

‘Air Albania’, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ka shfaqur probleme të mëdha kohët e fundit dhe kjo jo vetëm me anulimet e fluturimeve dhe incidentet me pasagjerët, por edhe me vetë stafin. Sipas raportimeve nga punonjësit e kompanisë së fluturimeve situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët.

Një punonjës i ‘Air Albania’ për JOQ ka denoncuar se kompania ka rreth katër muaj pa marrë paga, ndërsa sigurimet shoqërore nuk janë paguar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ai thotë se kjo gjendje ka krijuar pasiguri të plotë për qindra familje që varen nga kjo punë.

Stafi shprehet se disa nga avionët e kompanisë janë tërhequr ose sekuestruar nga kompanitë pronare për shkak të qirave mujore të papaguara. Një avion tjetër i marrë me qira nga një kompani bullgare ka mbetur përkohësisht në përdorim, por edhe atij i është hequr licenca e operimit pasi nuk plotësonte kushtet minimale të kërkuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sitiata e përkeqësuar financiare ka rënduar edhe udhëtimet e pasagjerëve, ku Air Albania vijon të shesë bileta online, ndërkohë që fluturime të shumta anulohen në moment të fundit. Sipas denoncimit, pasagjerët shpesh mbeten pa asnjë sqarim dhe, në shumë raste, pa rimbursim të parave. Punonjësi denoncon gjithashtu se anulime të fluturimeve ndodhin edhe për arsye jo komerciale, pasi avionët përdoren për udhëtime zyrtare qeveritare, ndërsa pasagjerët e zakonshëm mbeten të bllokuar dhe pa zgjidhje.

Në vitin 2023 “Air Albania”, ishte operatori i dytë më i madh në vend, me 7% të tregut. Por, në vitin 2024 zbriti në vend të tretë, me një peshë prej 3.4% sipas numrit të pasagjerëve. Dominimi më i lartë i kompanisë u shënua në 2021-n, ku arriti të marrë 18% të tregut.

Më pas, konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.

Kompania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023. Në vitin 2024, të ardhurat janë rreth 4 miliardë lekë, sipas të dhënave indirekte nga Tatimet. Kompania ka rezultuar historikisht me humbje të larta, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tjetërsimi i pronave të ushtrisë, Olta Xhaçka paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër PS përjashton me 30 ditë nga Kuvendi, 6 deputetë të opozitës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.