KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2025 10:14 am
300 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët
Artikulli tjetër Skandal në Kupën e Afrikës, Kongo “shpëtohet” nga VAR-i që nuk funksionon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.