Egnatia ka konfirmuar formën e shkëlqyer në javën e 18-të të Superiores. Rrogozhinasit mposhtën Teutën në transfertë 0-1 dhe dhe u shpallën zyrtarisht kampione e dimrit.
Në minutën e 58-të, Teuta gjeti rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit në VAR për pozicion jashtë loje. Ky vendim që solli reagime në tribunë dhe në fushë. Vetëm pak minuta më pas, Egnatia përfitoi nga momenti i saj më i mirë. Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit u shënua nga Kastriot Selmani në minutën e 61-të, i dha avantazhin rrogozhinasve.
Sfida vijoi me ritëm të lartë dhe polemika, pasi edhe Egnatisë iu anulua një gol gjatë ndeshjes. Në minutat shtesë, konkretisht në të 91-ën, Egnatia mbeti me 10 lojtarë. Kjo pasi Aliyev u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, pritjet vendimtare të portierit Dajsinani ruajtën rezultatin deri në fund.
Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën e 37 pikëve pas 18 javësh, duke regjistruar fitoren e 11-të sezonale dhe “blinduar” kreun e renditjes. Në krahun tjetër, Teuta mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.
Marrë nga Lapsi.al