Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha uroi besimtarët e krishterë për Krishtlindjen, duke theksuar rolin e krishterimit në ndërtimin e vlerave të qytetërimit perëndimor.
Në fillim të konferencës me gazetarët Berisha theksoi se, Edi Rama ka marrë një vendim ekstrem për të bllokuar zbatimin e ligjit dhe vendimet e prokurorisë e të gjykatave.
Gjatë konferencës, kreu i PD-së Sali Berisha nxorri fakte dhe prova të reja në lidhje me dosjen e AKSHI-t, të cilën ai e përshkroi si ‘kopsht privat të Edi Ramës’.
Berisha akuzoi se në qendër të kësaj skeme qëndron baxhanaku i kryeministrit, Armand Frangu, të cilin e cilësoi si një figurë mafioze që ka kontrolluar tenderë dhe fonde publike përmes kompanive me prapashtesën ‘Solution’, duke përdorur emra të ndryshëm për të maskuar aktivitetin real.
Berisha deklaroi se fituesit e tenderëve në AKSHI përcaktoheshin nga Frangu dhe se Linda Rama ka pasur rol patronazhues në proceset e prokurimit, akuza që sipas tij mbështeten në regjistrime dhe dokumente tashmë të njohura për SPAK-un.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencë, u ndal gjatë dhe te figura e Ergys Agasit, të cilin e quajti ‘njeriun më intim të Edi Ramës’.
Berisha deklaroi se Agasi ka realizuar një rritje financiare të paprecedentë, duke hyrë në biznes me 1 mijë euro dhe duke përfunduar brenda pak muajsh me 234 milionë euro.
Ndërkaq, Berisha publikoi gjithashtu pamje dhe të dhëna që, sipas tij, tregojnë se Ergys Agasi lëvizte brenda eskortës së kryeministrit Edi Rama, i mbrojtur nga strukturat shtetërore.
Marrë nga Dosja.al