KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nuk ka më paga nën 50 000 lekë, preken mbi 300 mijë të punësuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nuk ka më paga nën 50 000 lekë, preken mbi 300 mijë të punësuar
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Nuk ka më paga nën 50 000 lekë, preken mbi 300 mijë të punësuar

Përditësimi i fundit: 3 Janar, 2026 12:20 pm
476 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale ka nisur zbatimin, duke ndryshuar ndjeshëm kufirin minimal të pagesës për punonjësit në Shqipëri. Nga 1 janari 2026, paga minimale mujore për efekt deklarimi rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare, masa prek rreth 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke u kthyer në një nga ndërhyrjet më të gjera në tregun e punës vitet e fundit.

Për të shmangur barrën financiare mbi biznesin, qeveria ka vendosur që gjatë 9 muajve të parë të zbatimit, kostoja shtesë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të përballohet nga buxheti i shtetit. Për këtë qëllim është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh, i cili do të përdoret për kompensimin e kontributeve që lindin nga rritja e pagës minimale.

Autoritetet argumentojnë se ky hap pritet të ndikojë pozitivisht në formalizimin e tregut të punës, duke reduktuar punësimin informal dhe duke forcuar zbatimin e kontratave ligjore mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Rritja e pagës minimale është pjesë e një politike të ndjekur ndër vite. Në vitin 2017, paga minimale ishte 24 mijë lekë, ndërsa pas rritjeve graduale, ajo arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke u dyfishuar brenda një dekade. Sipas projeksioneve afatmesme të qeverisë, synimi është që paga minimale të shkojë në 60 mijë lekë deri në vitin 2028, në përputhje me zhvillimet ekonomike dhe koston e jetesës.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një pushtet i rrethuar, por ende i palëkundur
Artikulli tjetër Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.