KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Moti i keq/ Mësimi është ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Moti i keq/ Mësimi është ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Moti i keq/ Mësimi është ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2026 1:08 pm
301 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur situatën në shkollat e vendit gjatë mbledhjes së Emergjencave Civile, duke theksuar se moti i keq ka sjellë ndërprerje të përkohshme të mësimit në disa zona.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se në total janë 54 shkolla ku mësimi është pezulluar për arsye sigurie, kryesisht në qarkun e Durrësit, në zona si Kruja, Sukthi, Katundi i Ri, por edhe në qarqet e Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës.

Gjithashtu Kumbaro u shpreh se mësimi është ndërprerë edhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, për shkak të vështirësive në akses.

“Në të gjithë qarkun e Tiranës mësimi ka filluar rregullisht në të gjitha shkollat. Kemi në qarkun e Durrësit një ndërprerje të përkohshme në 12 shkolla, më së shumti në Krujë, Sukth, Katund i Ri dhe Durrës. Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është ndërprerë mësimi këto dy tre  ditë, pasi aksesi ka qenë i vështirë, por falë bashkëpunimit me Forcat e Armatosura situata po kthehet në normalitet. Janë njoftuar të gjithë studentët që të hënën mësimi do të fillojë normalisht.Në qarkun e Dibrës mësimi vazhdon gjithashtu normalisht. Në qarqet e Lezhës dhe të Shkodrës gjithçka është në rregull dhe mësimi ka filluar edhe sot normalisht në të gjitha shkollat.

Më problematike është situata në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Fierit, ku kemi rreth 10 shkolla. Sot kemi pasur ndërprerje të përkohshme të kontrolluara këtë e bëjmë për arsye sigurie. Jemi në kontakt me të gjithë mësuesit dhe me të gjithë prindërit, por edhe me mësuesit që duhet të bëjnë rrugë drejt zonave më të thella. Ndërprerja është bërë në zona të thella, në fshatra dhe në shkolla të vogla. Nga 1510 shkolla, në 54 shkolla mësimi është ndërprerë,” u shpreh Mirela Kumbaro.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro

Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme

UEFA dhe FIFA ulin “armët”, organi më i madh i futbollit europian tërhiqet nga bojkoti

Si i ngritën shqiptarët rrjetet e kokainës në Ekuador?

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hetimet për Ballukun, SPAK kryen kontrolle në disa subjekte
Artikulli tjetër Poezia çekuilibron inteligjencën artificiale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 26 Gusht, 2026
Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan
Analize Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.