KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 milion dollarët e Smart City
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 milion dollarët e Smart City
AktualeAnalizeHI-TechKorrupsionKryesoreOpinion

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 milion dollarët e Smart City

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 12:49 pm
274 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City.

Presight Al Ltd Albania Branch u regjistrua në Qendrën kombëtare të Biznesit tre javë më parë me objektivin e vetëm për të realizuar kontratën e majme, e cila ngarkon qytetarët shqiptarë me një barrë 140 milionë dollarë.

“Fushëveprimi i aktivitetit të Degës do të përfshijë të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit të qytetit inteligjent në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: furnizimin me pajisje dhe programe kompjuterike harduer dhe softuer, shërbimet e instalimit dhe zbatimit, dhe shërbimet e mbështetjes dhe mirëmbajtjes,” thuhet në ekstraktin e kompanisë.

Projekti Smart City ka një kosto prej 140 milionë dollarësh dhe parashikon ngritjen e një sistemi monitorimi përmes instalimit të rreth 5 mijë kamerave në qytetet më të mëdha të vendit. Paralelisht pjesë e kontratës janë dhe furnizimi i 3 mijë kamerave trupore për punonjësit e policisë së shtetit.

Vetëofrohet Xhemali

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi ka një afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit. Por paratë do të fluturojnë sërish në Abu Dhabi sepse me to do të paguhet kompania Presight për kontratën Smart City.

Pasi Parlamenti miratoi marrëveshjen e huasë, nënshkrimi i kontratës pa tender për realizimin e Smart City-t iu la ministrisë së Brendshme. Qeveria krijoi një grup të posaçëm pune me dy bashkëkryetar për të negociuar kontratën. Njëriu prej tyre ishte zëvendësministri Julian Hodaj, ndërsa bashkëkryetari tjetër ishte shefi i IT-së në policinë e shtetit.

Por këta hezitonin të firmosnin pataten e nxehtë pa tender dhe me kosto marramendëse. Në muajin nëntor, Edi Rama u shfaq i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste në telefon Hodajt se pse po e zvarriste mbylljen e kontratës.

Menjëherë pas kthimit të kryeministrit në Shqipëri, Hodaj fluturoi nga posti i zëvendësministrit dhe u zëvendësua me Xhemal Qefalian. Emërimi i Qefaliajt duket se e zhbllokoi ngërçin, teksa në 19 dhjetor ai së bashku me Ilir Prodën vunë firmën mbi kontratën me kompaninë Presight.

“E mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Emëruan Xhemal Qefalian që e firmosi menjëherë. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër,” deklaroi Arben Ahmetaj në intervistën e para pak ditëve me gazetarin Cim Peka në Syri tv.

140 milionë dollarë për çfarë?

Por çfarë është Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar,” thuhet në relacionin e ligjit për kredinë.

Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.

Sa frëngu pulën

Por si do të shpenzohen në detaje 140 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti? Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e softëare-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardëare dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Komponentet e kostos se Smart City

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.

Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Dhe skema është gjithmonë e njëjta. Sulltani jep urdhrin, ndërsa Xhemalkamikazët poshtë firmosin.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Durana”, parajsa offshore në Xhafzotaj
Artikulli tjetër Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.