Pasaporta është një nga dokumentet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për udhëtime, teksa të kesh pasaportën e disa vendeve, është më e lehtë për të lëvizur
Henley Passport Index, ka bërë renditjen e vitit 2026, ku ekziston një grup elitar pasaportash që kanë më shumë fuqi se të tjerat.
Në tre vendet e para janë tre shtete aziatike, ku Singapori mban vendin e parë, Japonia të dytin dhe Korea e Jugut të tretin. Ndërsa Danimarka mban vendin e 4, ku pasohet nga disa shtete të tjera europiane.
Po ku rënditet Shqipëria? Vendi ynë mban pozicion e 43 në listë, teksa me pasaportën tonë mund të udhëtosh 121 vende të botës.
Renditja e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026:
Singapori (192 destinacione)
Japonia, Koreja e Jugut (188)
Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)
Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)
Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)
Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)
Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)
Kanada, Islanda, Lituania (181)
Malajzia (180)
Shtetet e Bashkuara (179)
Marrë nga Newsbomb.al