KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2026 12:37 pm
176 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA. Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese.

Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ka bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me Ermal Beqirin, duke i dhënë dhe marrë “punë”, me vlera miliona euro. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme detajohen tenderat që ka marrë Hoxha, ku në një rast ai ka deklaruar se ka marrë nga AKSHI plot 60 milionë euro tendera sekretë, teksa më pas ka paguar edhe Beqirin, me një vlerë të konsiderueshme.

Ndërkohë, një tjetër lidhje e Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin dhe të tjerë oligarkë del te afera DURANA, me kompani guaskë dhe fiktive duke i regjistruar në Xhafzotaj, ku pasi merrnin dhjetëra miliona euro nga paratë publike, i xhironin në këto firme dhe nuk paguanin taksa, tatim fitimi apo kishin lehtësi me punëtorët apo edhe me mallrat e importuar.

Një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku veprimet e qeveritarëve i hapën rrugë krijimit të një strukture fiktive, pas së cilës qendronin peshkaqenët e parave publike, ndër të cilët të lartpërmendurit, që vepronin si një grup i mirëfilltë kriminal.

Të dhënat e analizuara flasin se, Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

Kompania e tij kryesore, me të cilën është futur në tendera kryesisht te AKSHI apo edhe në OST, ka marrë gjatë viteve të fundit shifrën e mbi 100 milionë eurosh. Natyrisht, fitimet duhet të ishin marramendëse për vetë Gëzim Hoxhën, por siç rezulton na bilancet e deklaruara, ai shkruan se në vitin 2024 ka fituar 120 milionë lekë dhe në vitin 2023 ka fituar 36 milionë lekë.

Në total, gjatë këtyre dy viteve ka marrë rreth 1.6 milionë euro fitim dhe ka paguar divident rreth 130 mijë euro.

Megjithatë, po në këto vite, ai rezulton se ka marrë dhjetëra miliona euro tendera sekretë dhe pa garë. Pak para se të bënte bilancin e vitit 2024, Gëzim Hoxha arriti që të paguhe nga Thesari i Shtetit me plot 15 milionë euro. Pagesa është bërë në mujin nëntor 2024, ndërsa paguesi ishte Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Këto pagesa janë bërë për sulmet kibernetike, pavarësisht se të gjitha sistemet shtetërore u sulmuan dhe hakeruan.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet e AKSHI-t, emri i Gëzim Hoxhës ndodhet në shumë faqe dhe fashikuj. Madje, ai ka një rol aktiv mes Ermal Beqirit dhe biznesmenëve të tjerë, pasi ka bashkëpunuar duke ndarë miliona euro me njëri-tjetrin.

Ka dyshime se, edhe tenderat sekretë dhe gjithçka tjetër, Gëzim Hoxha e ka përfituar për shkak të lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar deri para disa javësh nga Mirlinda Karçanajn, nën akuzë nga SPAK-u dhe e hetuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Në të njëjtën dosje është edhe një rrëfim i gjatë i Gëzim Hoxhës, i cili deklaron se “AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ne kemi pasur si nënkontraktorë ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër” ka pohuar Gëzim Hoxha.

Dyshimet janë se, futja si nënkontraktor i Beqirit, është bërë në formë haraçi, pra “gjobë”.

Në të njëjtën dosje detajohet se Gëzim Hoxha, pronar i kompanisë “First” ka deklaruar se ka pasur një tjetër bashkëpunim me shoqërinë “EA Solution”. “Përsa i përket rasteve të tjera të bashkëpunimit me shoqërinë ‘EA Solution’ sh.p.k, shtetasi Gezim Hoxha deklaroi se ‘ .. kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja” thuhet në dosje.

E shkruar mjaft qartë, që Gëzim Hoxha ka përfituar një tender të majmë sekret nga qeveria me vlerë plot 60 milionë euro. Para se Gëzimi të bashkëpunonte me krerët e AKSHI-t, firma “First” xhironte deri në rreth 2 milionë euro, ndërsa në vitet e fundit, arriti të xhirojë mbi 100 milionë euro.

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit lidhen sërish, kësaj herë në parkun fiktiv të teknologjisë së informacionit, DURANA. Një park i ngritur nga Elira Kokona e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila pa ndërtuar asnjë godinë, “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Objekti i kompanisë është krijimi dhe funksionimi i laboratorëve të kërkimit dhe zhvillimit në fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Shkodrani duket se ka lindur “me këmishë”, pasi me një lëvizje arriti që të regjistrojë dy firma me “bekimin” e Elira Kokonës, e cila në këmbim i falte taksat, dividentin apo lehtësi doganore.

Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi
Artikulli tjetër Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.