KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2026 12:39 pm
141 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës.

Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në vitin 2050, me rritje të temperaturave, ulje të reshjeve dhe rritje të ngjarjeve ekstreme, sipas projeksioneve kombëtare të klimës. Temperaturat mesatare vjetore do të rriten me rreth 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale me 2.8 gradë.

Reshjet vjetore pritet të ulen me 5.8%, ndërsa niveli i detit do të rritet me 28 cm, ndërsa numri i ditëve me reshje ekstreme do të arrijë 16, ndërsa vendi do të përballet me katër valë të nxehtësisë dhe 16 ditë shumë të ftohta në vit, thuhet në dokumentin e PNUD.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë rëndë sektorin e bujqësisë dhe pyjeve, që përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Bujqësia, ku përfshihet edhe blegtoria, punëson rreth një të tretën e fuqisë punëtore dhe kontribuon me 15% të PBB-së, ndërsa pyjet mbulojnë 39% të territorit, por kanë humbur 334 mijë hektarë që nga viti 1938 për shkak të prerjeve të paligjshme, zjarreve dhe menaxhimit të dobët.

Për të përballuar këto sfida vetëm për sektorin bujqësor duhen zbatuar 66 masa, me një kosto të përgjithshme prej 9.8 miliardë dollarë, që synojnë në rregullimin e sistemeve të ujitjes dhe përmirësimin e menaxhimit të ujit për bujqësinë.

Në qendër të masave janë restaurimi i tokave dhe ekosistemeve për parandalimin e përmbytjeve dhe erozionit, mbrojtjen e fermerëve përmes sigurimeve dhe fondeve të kompensimit, zbatimin e programeve të pyllëzimit dhe agropylltarisë, forcimin e sistemeve kundër zjarreve dhe promovimin e financimit të qëndrueshëm për pyjet, etj.

Ekspertët paralajmërojnë se pa këto masa, humbjet e mundshme nga ndryshimet klimatike mund të tejkalojnë 17 miliardë dollarë. Ndërhyrjet synojnë të rrisin qëndrueshmërinë e ekosistemeve, të mbështesin rritjen e qëndrueshme dhe të përputhen me objektivat globale për adaptimin ndaj klimës.

Sektori i bujqësisë është kryesisht familjar, me 85% të fermave që kanë mesatarisht vetëm 1.2 hektarë, gjë që kufizon produktivitetin. Bimët janë më të rrezikuara se blegtoria, sidomos drithërat dhe perimet. Tek blegtoria, gjedhi dhe kuajt janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, pyjet përballen me rritje të thatësirave, zjarreve dhe përhapjes së insekteve dhe sëmundjeve, që rrisin vulnerabilitetin e ekosistemeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI
Artikulli tjetër Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.