KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miliona euro për argjinaturat e Semanit, përmbytjet shfaqin korrupsionin në investime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Miliona euro për argjinaturat e Semanit, përmbytjet shfaqin korrupsionin në investime
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Miliona euro për argjinaturat e Semanit, përmbytjet shfaqin korrupsionin në investime

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2026 12:55 pm
467 Shikime
Share
3 Min. Leximi
Screenshot
SHARE

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështimin e investimeve në argjinaturat e lumit Seman, pas përmbytjeve të fundit në qarkun e Fierit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se dy investime të financuara me miliona euro, të shpallura si suksese madhore nga qeveria, rezultuan në gjendje të rëndë dhe të paafta për të përballuar situatën.

Sipas PD, vetëm disa muaj më parë kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Bujqësisë Anila Denaj, inspektuan investimin për rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman në bashkinë e Fierit, një projekt që u deklarua i përfunduar brenda katër muajve të fundit të vitit 2024. Rama kishte pohuar publikisht se argjinatura ishte përmirësuar në një shtrirje prej 8 kilometrash dhe se ishin mbrojtur nga përmbytjet rreth 5 mijë hektarë tokë bujqësore.

Po ashtu, qeveria ka deklaruar se në 5 vitet e fundit janë investuar rreth 6 milionë euro vetëm për rehabilitimin e argjinaturave në qarkun e Fierit, përfshirë rreth 30 kilometra argjinaturë, 14 kantiere aktive dhe ndërhyrje në hidrovorë, investime që sipas Ministrisë së Bujqësisë do të garantonin mbrojtjen e afro 20 mijë hektarëve tokë bujqësore.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë ka deklaruar më herët se investimet vjetore në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet në qarkun e Fierit arrijnë në rreth 20 milionë euro në vit, shifër që sipas PD e çon totalin e fondeve të akorduara në dhjetëra milionë euro.

Megjithatë, sipas Partisë Demokratike, realiteti në terren është krejt tjetër. Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar çarje të argjinaturave në disa segmente, duke përmbytur toka bujqësore në disa fshatra dhe rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, në Libofshë.

PD thekson se përmbytjet nxorën në pah dështimin e dy investimeve kryesore në argjinatura, të cilat u prezantuan si zgjidhje përfundimtare, por që sipas saj u shembën përballë situatës së parë të vështirë. Opozita kërkon përgjegjësi për milionat e shpenzuara dhe dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve, duke i bërë thirrje SPAK-ut të hetojë këto investime.

 

Marrë nga Droni.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Paqja fiskale” konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë
Artikulli tjetër Ministri venezuelian lidh trafikimin e drogës me “mafian shqiptare”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.