Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, ka deklaruar se disa nga rastet e fundit të trafikimit të drogës në vend lidhen me atë që ai e cilësoi si “mafie shqiptare që vepron nga Ekuadori”. Deklarata u bë pas një serie operacionesh antidrogë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.
Sipas ministrit, operacione të tjera janë zhvilluar edhe në shtetin e Zulia-s, ku janë arrestuar disa persona në dy raste të ndara, të kapur me dhjetëra pako marihuanë. Ai pretendoi se personat e arrestuar në këto operacione kanë lidhje me rrjete kriminale shqiptare që veprojnë jashtë Venezuelës.
“Ky është një goditje e fortë ndaj narrativës se Venezuela lehtëson trafikimin e drogës. Asnjë ngarkesë që mund të ndalohet nuk do të kalojë nëpër territorin tonë,” deklaroi Cabello, duke theksuar se autoritetet janë të angazhuara në atë që e quajti një “luftë të vërtetë kundër trafikut të drogës”.
Marrë nga Droni.al