KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Impianti që nuk u ndërtua kurrë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Impianti që nuk u ndërtua kurrë
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Impianti që nuk u ndërtua kurrë

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2026 1:01 pm
293 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 100 milionë euro për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura për Bashkinë e Tiranës, por edhe sot, pas 12 vitesh, ky impiant nuk ekziston.

Që në maj të 2018, punimet janë ndërprerë, e deri më tani asnjë institucion nuk jep një përgjigje të qartë se cili do të jetë fati i këtij investimi.

Por Bashkia e Tiranës shprehet se trajtimi i ujërave të ndotura bëhet në pjesët fundore të sistemit të kanalizimeve në qytet.

Në një përgjigje zyrtare, Bashkia e Tiranës sqaroi për “shteg.org” se përpunimi i ujërave të ndotura bëhet nëpërmjet 3 llojeve të ndryshme të dekantuesve, por që sërish duhej të përfundonin në impiantin e Kasharit, që ende nuk ekziston.

“Trajtimi paraprak i ujërave të ndotur bëhet nëpërmjet dekantuesve të vendosur pjesërisht në pjesët fundore të rrjetit të kanalizimeve, në varësi të ujërave që trajtohen.” – sqaron Bashkia e Tiranës.

Por Olsi Nika, drejtori qendror i EcoAlbania, thotë se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura për Tiranën nuk funksionon.

“Impianti i trajtimit të ujërave të përdorura të qytetit të Tiranës nuk është vënë në funksion. Nuk i mbledh ujërat, nuk bën trajtimin siç duhet. Praktikisht, nuk ekziston fare.” – thotë për “shteg.org” Olsi Nika, sipas të cilit mungesa e impiantit ka shaktuar pasoja në lumenjtë që përshkojnë dhe rrethojnë kryeqytetin.

“Pellgu i Ishmit i vuan të gjitha. Të gjithë këta lumenj grumbullohen në Ishëm dhe derdhen të patrajtuar në det. Lana është më emblematikja, sepse është realisht një kolektor i madh i ujërave të përdorura.” – u shpreh Nika.

Të dhënat zyrtare e mbështesin këtë shqetësim pasi sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, niveli i ndotjes në Lumin e Tiranës dhe në Lumin e Lanës është alarmant. Në stacionet e monitorimit, përfshirë Urën e Kamzës dhe zonën e ish-doganës, janë regjistruar përqendrime të larta ndotësish, mbi normat e lejuara.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me projektet për funksionimin e impiantit të Tiranës.

Po ashtu, edhe Drejtoria e Kanalizimeve nuk reagoi qoftë mbi faktin se impianti i Tiranës, një investim prej 100 milion eurosh, rrënohet, as edhe mbi shqetësimet e ngritura nga ekspertët për situatën e rëndë mjedisore që shkaktohet nga mos-trajtimi i ujërave të ndotura.

Ekspertët theksojnë se situata emergjente në të cilën ndodhet kryeqyteti reflektohet edhe në raportet ndërkombëtare.

“Për të tretin vit radhazi, raporti i Agjencisë Europiane për Ujërat dhe Mjedisin e nxjerr Shqipërinë në vendet e fundit për sa i përket cilësisë së ujërave. Ujërat larëse janë në gjendje të keqe, të dobët, dhe kjo vjen nga mungesa e eficiencës dhe nga mungesa e impianteve në zona të caktuara.” – thotë drejtori i qendror EcoAlbania.

Sipas ekspertëve, mungesa e impiantit funksional të trajtimit të ujërave të ndotura për Tiranën mbetet një nga dështimet më të mëdha infrastrukturore, me pasoja të drejtpërdrejta për mjedisin, shëndetin publik dhe buxhetin e shtetit.

Ndërsa eksperti i ujërave, Mihallaq Qirjo, paralajmëron për dëmet e rënda mjedisore që shkakton derdhja e ujërave të patrajtuara.

“Derdhja e ujërave komunale apo e ujërave të përdorura në trupat ujorë natyrorë rrit ndjeshëm ngarkesën me lëndë organike dhe ndotës kimikë. Këta ndotës vijnë nga përdorimi shtëpiak, por edhe nga sektorë të tjerë të ekonomisë, si përpunimi i ushqimeve apo produktet blegtorale. Kur derdhen të patrajtuara në lumenj dhe liqene, ato shkaktojnë ndotje serioze mjedisore.” – Mihallaq Qirjo, ekspert ujor.

Projekti për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar nisi në vitin 2014, me synimin për t’i dhënë Tiranës një zgjidhje moderne për përpunimin e ujërave urbane dhe për të ndalur ndotjen e lumenjve përreth kryeqytetit.

Punimet iu besuan bashkimit të kompanive “Joint Venture Dondi & Kubota”, ndërsa kontrata u nënshkrua nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, sot Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve. Sipas kontratës, impianti duhej të përfundonte brenda katër vitesh, me një kosto totale prej 79 milionë eurosh, të financuara përmes një kredie të butë nga JICA, Banka Japoneze dhe qeveria shqiptare.

Më 31 maj 2018, kompania u njoftua zyrtarisht për ndërprerjen e marrëveshjes, ndërsa në tetor të vitit 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një auditim ku theksohej se nxitimi për largimin e kontraktorit nga kantieri kishte lënë pas punime të papërfunduara dhe të pambrojtura.

“Lumenjtë e transmetojnë ndotjen deri në det. Nëse ti shkon në një det të kontaminuar, fillojnë problemet me lëkurën, me sëmundjet e tjera infektive që mund të shkojnë deri në traktin tretës të njërit.” – përfundon Olsi Nika.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri venezuelian lidh trafikimin e drogës me “mafian shqiptare”
Artikulli tjetër Tatimet publikojnë pagat minimale dhe maksimale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.