KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bajram Begaj, autorizon Ramën që të përfaqësojë Shqipërinë te Bordi i Paqes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bajram Begaj, autorizon Ramën që të përfaqësojë Shqipërinë te Bordi i Paqes
AktualeAnalizeKryesorePolitike

Bajram Begaj, autorizon Ramën që të përfaqësojë Shqipërinë te Bordi i Paqes

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 12:32 pm
251 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mesditën e kësaj të enjteje është miratuar me 13 vota pro projektligji për krijimin e Bordit të Paqes për Gazën, në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit.

Burime për mediat bëjnë me dije se projektligji u mbështet njëzëri si nga deputetët e Partisë Demokratike ashtu edhe nga ata të Partisë Socialiste, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Miratimi u bë sipas variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm u rrëzua amendamenti i Partisë Demokratike, i cili parashikonte që Shqipëria të përfaqësohej në Bordin e Paqes nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe jo nga kryeministri Edi Rama.

Në komision, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se ky projektligj është në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo nënvizoi se partneriteti i propozuar mbetet një garanci për orientimin euroatlantik të vendit dhe një shtyllë kryesore e politikës së jashtme.

Spiropali po ashtu theksoi se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit, pasi kontributet do të jenë vullnetare dhe do të planifikohen në mënyrë transparente nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, sipas standarteve të buxhetit afatmesëm.

“Ky partneritet mbetet shtylla kryesore e politikës së jashtme dhe garanci për orientimin euroatlantik të vendit. Nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese, ky projektligj është në përputhje me dispozitat e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.

Karta e Bordit të Paqes parashikon që asnjë shtet nuk është i detyruar të marrë pjesë në misione pa pëlqimin e tyre dhe se sovraniteti kombëtar mbetet i paprekur. Shtetet mund të përfaqësohen në bord nga kreu i shtetit ose kreu i qeverisë. Çdo shtet anëtar ka një mandat tre vjeçar, subjekt i rinovimit nga kryetari i Bordit të Paqes”, tha ministrja e Jashtme.

Ndërkohë, pak pas përfundimit të votimit, ka qenë vetë kreu i Shtetit, presidenti Bajram Begaj, i cili ka autorizuar kryeministrin Rama për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dogana gjermane bllokon pakon me 32 lëkura pitoni, Ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë

Renditja e Superiores/ Egnatia shkëputet në krye, Partizani në fund

BIRN: Një në pesë arrestime nëpër protesta, në shkelje të ligjit

21 ditë protestë kundër Ramës/ Studentët mblidhen në orën 12:00

AKU mangësi në kontrollet për miellin/ Raporti i KLSH-së, importohen 2.1 milionë tonë drithëra, 1.5 milion nga Serbia dhe Rusia

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA zbulon në Davos planin për të ardhmen e Gazës
Artikulli tjetër Tendera miliona euro dhe pronat e ushtrisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë/ Shpenzohen 11.6 miliard dollarë në fushatë
Analize Bota Kryesore Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh
Aktuale Analize Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.