KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:50 pm
310 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Lisa Brunga, skiatorja shqiptare që jeton dhe stërvitet në Toronto të Kanadasë, është gjithnjë e më pranë realizimit të një ëndrre madhore, duke u bë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, ku synon të përfaqësojë me krenari Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.

Garat olimpike pritet të zhvillohen më 22 shkurt 2026, një moment historik jo vetëm për sportisten, por edhe për sportin shqiptar.

Me përkushtim, disiplinë dhe pasion të jashtëzakonshëm për skitë, Lisa Brunga ka ndërtuar një rrugëtim që reflekton talentin dhe vullnetin e fortë të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Stërvitjet intensive dhe angazhimi i vazhdueshëm e kanë afruar gjithnjë e më shumë drejt objektivit për të ngritur flamurin kuqezi në një nga ngjarjet sportive më prestigjioze në botë.

Përtej rezultateve sportive, Brunga është shquar edhe për përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të sportit në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2023, ajo organizoi në Toronto një Mbrëmje Bamirësie në mbështetje të Federatës Shqiptare të Skive, duke mbledhur anëtarë të komunitetit shqiptar dhe përfaqësues të biznesit. Kjo nismë u kurorëzua me dorëzimin e një çeku prej 15 mijë dollarësh, një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e sportit të skive dhe mbështetjen e sportistëve të rinj shqiptarë.

Lisa Brunga mbetet një shembull frymëzues i përkushtimit, solidaritetit dhe dashurisë për atdheun, duke dëshmuar se suksesi personal mund të shndërrohet edhe në mbështetje konkrete për komunitetin dhe sportin shqiptar.

 

Marrë nga Albinfo.ch

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë/ Rinumërimi drejt fundit zbulon manipulime masive të votave
Artikulli tjetër Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë
Analize Bota Opinion Politike Sociale 30 Prill, 2026
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.